Këshillim për Karrierën

Zgjedhja e karrierës është një proces me të cilin përballet secili individ në një moment të caktuar të jetës së tij dhe kërkon një mobilizim të rëndësishëm të burimeve. Ndërkohë që një qasje e tillë mund të duket e lehtë për disa, për të tjerët mund të jetë më delikate dhe vështirësitë që ata mund të hasin janë shumë të ndryshme nga një person tek tjetri.

Shërbimet e orientimit profesional kanë për qëllim të ndihmojnë njerëzit për të kapërcyer vështirësi të tilla. Në këtë kontekst, sfida për një këshillim profesional të suksesshëm konsiston në zbulimin e shpejtë dhe sistematik të nevojave dhe vështirësive që hasin individët gjatë zgjedhjes së karrierës.

Ky proces i ndihmon ata të përqëndrohen në çështjet kryesore të biznesit, të rrisin efikasitetin e burimeve, të ofrojnë përparësi mbi strategjitë e burimeve njerëzore dhe të përmirësojnë shërbimet për punonjësit e tyre.

Keshillimi per karrieren mbeshtetet ne 4 Instrumenta: ADOR,VISA,CDDQ DHE PGI

Këto instrumenta shërbejnë si burime të vlefshme në shumë aspekte të zhvillimit të karrierës, duke filluar nga vlerësimi i identitetit profesional, njohja e vetes dhe vështirësitë në procesin e vendimmarrjes, deri tek ofrimi i njohurive në interesat personale dhe drejtimi i individëve nëpërmjet procesit të orientimit te karrierës.

ADOR: Analizë e kërkesës për orientim

ADOR-i është një instrument që ndihmon te rinjtë të identifikojnë se cilat janë nevojat në fushën e këshillimit profesional. Rezultatet e përftuara nga pyetësori ju ndihmojnë që të shihni më qartë qëllimet dhe objektivat tuaja lidhur me karrierën. Ato shërbejnë si bazë për procesin e orientimit profesional që do merrni më pas nga këshilluesi i karrierës. Informacioni që përftohet nga ky pyetësor është rezultat i një vetëvlerësimi që bën individi. Ky rezultat më pas ka nevojë për reflektim dhe interpretim më profesional.

VISA : Vlerësimi I statusit të Identitetit professional

Visa u zhvillua si një instrument për të vlerësuar treguesit origjinalë të statusit të identitetit profesional.

Ai ka për qëllim të ndihmojë në evidentimin dhe orientimin e nevojave të të rinjve në zgjedhjen e karrierës, por edhe të mbështesë psikologët shkollorë, prindërit dhe mësuesit që të orientojnë dhe vlerësojnë zgjedhjen e profesionit dhe rrugëtimin drejt karrierës si një proces i rëndësishëm që kërkon një vëmendje të veçantë jo vetëm nga këta aktorë, por, në të njëjtën kohë, edhe nga institucionet e tjera qendrore dhe vendore, arsimore dhe ekonomike në zbatim të politikave kombëtare.

CDDQ: Vështirësitë në procesin e vendimmarrjes për karrierën

Qëllimi i pyetësorit “Vështirësitë në Procesin e Vendimmarrjes për Karrierën – CDDQ” është të identifikojë dhe të përqendrohet tek vështirësitë me të cilat përballen individët gjatë marrjes së një vendimi për karrierën.

Vendimmarrja për karrierën, në gamën e vendimeve të rëndësishme në jetë, është ndër më kryesoret. Marrja e vendimeve të tilla është një proces i ndërlikuar dhe një përvojë stresuese e konfuze. Vendimet e marra nga të rinjtë mbi karrierën kanë implikime domethënëse në stilin e jetës së tyre dhe në kënaqësinë e tyre personale dhe profesionale.

Ky instrument është zhvilluar nga një taksonomi teorike e bazuar në teorinë e vendimmarrjes.

Taksonomia përpiqet të identifikojë disa kategori të informacioneve/ njohurive e të vështirësive.

PGI: Inventari i globit personal

Inventari i Globit Personal, ose shkurt PGI (Personal Globe Inventory), është hartuar për të matur interesat e njerëzve në aktivitete të ndryshme si edhe që të ndihmojë individët t’i lidhin këto interesa me vendime të rëndësishme të jetës të tilla si: çfarë karrierë të zgjedhësh, apo çfarë dege studimi të zgjedhësh.

Po ashtu, PGI mat dhe jep informacion në lidhje me hobet apo interesat e tjera (përtej interesit profesional) që individët mund të kenë dhe të motivohen prej tyre. Qëllimi i PGI-së është t’i japë individit një model mbi të cilin të mendojë në lidhje me interesat personale si edhe të krahasojë se si janë të ngjashme apo të ndryshme interesat individuale me ato të njerëzve të tjerë.

Na kontaktoni

    ×

    Powered by WhatsApp Chat

    ×