Albania Jobs është platforma më e re në tregun e punësimit në Shqipëri.

E ideuar për t’i ardhur në ndihmë të gjithë punëkërkuesve dhe punëdhënësve, Albania Jobs synon të mundësojë ndërveprimin më të mirë të kërkesave dhe ofertave në tregun e punës.

Albania Jobs është konceptuar si një platformë inovative duke ofruar risi në shërbimet që do të ofrojë në tregun e punësimit.

Albania Jobs u konceptua nga kompania Dimension HR, pas shumë viteve eksperiencë në fushën e Burimeve Njerëzore, duke njohur tregun, potencialet dhe problematikat e industrisë së BNj në Shqipëri. Ne synojmë që në këtë dritare të mbështesim dhe ti ofrojmë ndihmesën tonë me trajnime, këshillim karriere dhe për punësim, vecanërisht të rinjve, vajzave dhe grave.

Për tu njohur më shumë me Albania Jobs, vizitoni www.albaniajobs.al.

Albania Skills është një platformë inovative, e krijuar me qëllimin për të ndihmuar individët në rrugën e zhvillimit personal dhe profesional. Albania Skills ofron një gamë të gjerë të trajnimeve dhe resurseve mësimore të krijuara nga ekspertë të fushave të ndryshme.

Ne besojmë tek një e ardhme ku bashkëpunimi dhe inovacioni janë thelbi i përparimit të arsimit dhe zhvillimit të shoqërisë. Duke punuar bashkë me partnerë të ndryshëm dhe duke përdorur teknologjinë më të fundit, ne synojmë të krijojmë një platformë e-learning e cila është e përparuar dhe inovatore.

Përmbajtja që Albania Skills ofron është e kuruar me kujdes dhe e përditësuar vazhdimisht për tu përshtatur me nevojat dhe kërkesat e tregut. Misioni i Albania Skills është që të ofroj qasje të lehtë, të qëndrueshme dhe cilësore në edukim për të gjithë. Ne besojmë në fuqinë e dijes për të krijuar individë më të përgatitur.

Për tu njohur më shumë me Albania Skills, vizitoni www.albaniaskills.al.

Projekte

×

Powered by WhatsApp Chat

×