Politika e Privatësisë
Hyrje
DIMENSION, ka kënaqësinë t’ju mirëpresë në hapësirën kushtuar politikës sonë të përpunimit të të dhënave personale (referuar si “Politika e Privatësisë”).
Të dhënat personale, i referohen çdo informacioni në lidhje me një person fizik, të identifikuar ose të identifikueshëm, direkt ose indirekt, në veçanti duke iu referuar një numri identifikimi ose një a më shumë faktorëve të veçantë për identitetin e tij fizik, fiziologjik, mendor, ekonomik, kulturor apo social. (referuar në vijim si “Të Dhëna Personale” ose “të Dhëna”).
Pavarësisht nëse jeni klient, person që kërkon të informohet për një çeshtje të caktuar apo një shërbim të caktuar (vizitor në faqe), partner, kandidat për punë apo punonjës, ju rekomandojmë të lexoni me kujdes “Politikën e Privatësisë” sepse përmban informacione të rëndësishme në lidhje me të dhënat tuaja personale, veçanërisht në lidhje me përdorimin e të dhënave tuaja personale (kategoritë e të dhënave), për qëllimet e përpunimit, si dhe të drejtat dhe mjetet e veprimit që keni në dispozicion.
DIMENSION, e merr seriozisht mbrojtjen e të dhënave personale dhe i trajton të dhënat personale me kujdes dhe përgjegjësi gjatë kryerjes së aktivitetit.
Nëse vlerësoni se mungon ndonjë element i rëndësishëm për sa parashikohet në këtë “Politikë Privatësie”, mos hezitoni të na kontaktoni në adresën tonë të emailit [email protected].
Kush është Kontrolluesi?
Kontrolluesi i referohet personit fizik ose juridik, që përcakton qëllimet dhe mënyrat për përpunimin e të Dhënave Personale (“Kontrolluesi”), referuar nenit 3 të Ligjit nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Kontrolluesi është DIMENSION, për të dhënat që mblidhen dhe përpunohen nëpërmjet kësaj faqeje: https://dimensionhr.al.
Selia e kompanisë DIMENSION ndodhet në Rrugën Andon Zako Çajupi, Ndërtesa 3 “Conad”, Kati 5, Apartamenti 13, 1019, Tiranë, Shqipëri.
Kush janë subjektet e të dhënave?
- Persona të interesuar (vizitorë);
- Kandidatë për punë;
- Punonjës.
DIMENSION ka njoftuar Zyrën e Komisionerit, mbi kategoritë e subjekteve të të dhënave, në përmbushje të nenit 21 të ligjit nr.9887, date 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Pse i përpunojmë të Dhënat Tuaja Personale?
Qëllimet për përpunimin e të dhënave tuaja varen nga marrëdhënia që mbani me DIMENSION dhe Agjencitë e tjera që janë pjesë e saj.
- Të dhënat personale të personave të interesuar (vizitorë të faqes https://dimensionhr.al ) përpunohen në kuadër të informimit të tyre mbi shërbimet e faqes dhe te DIMENSION, trajtimin e ankesave të mundshme lidhur me shërbimet, analizimin e nivelit të cilësisë së shërbimeve, etj.
- Të dhënat personale të kandidatëve për punë do të përpunohen në kuadër të mbarëvajtjes së procesit të përzgjedhjes dhe intervistimit të tyre, me qëllim punësimin e individëve të përgatitur dhe profesionistëve në këtë sektor.
- Të dhënat personale të punonjësve përpunohen në kuadër mbarëvajtjes së marrëdhënies kontraktore të punës, respektimit të detyrimeve midis palëve dhe legjislacionit që rregullon këto marrëdhënie.
Baza ligjore e përpuninmit mund të jetë:
- Pëlqimi juaj, veçanërisht në kapacitetin tuaj si aplikant/kandidat për punë, punonjës, si dhe si person i interesuar vizitor i faqes https://dimensionhr.al;
- Marrëdhënia kontraktore midis jush dhe DIMENSION, si dhe detyrim ligjor në bazë të legjislacionit që rregullon marrëdhëniet e punës, ky është veçanërisht rasti nëse jeni punonjës.
Çfarë të Dhënash Personale përpunojmë?
Ne përpiqemi t’ju informojmë “në mënyrë të përsëritur dhe të vazhdueshme” për sa i përket natyrës së saktë të të dhënave, si dhe të drejtave tuaja në fuqi. Në përgjithësi, të dhëna të tilla janë mbledhur nga ju drejtpërdrejt.
DIMENSION, në kuadër të administrimit të faqes https://dimensionhr.al, përpunon kategoritë e të dhënave si vijon:
- Për kandidatët për punë/aplikantët, nëpërmjet faqes https://dimensionhr.al, rubrika “Regjistrohu”, do të përpunohen të dhënat si: emri, mbiemri, email, si dhe të dhënat e CV lidhur me formimin profesional dhe eksperiencen.
- Për personat e interesuar/vizitorët, nëpërmjet faqes https://dimensionhr.al, rubrikës “Kontakt”, e cila ju mundëson atyre të marrin informacion mbi shërbimin dhe funksionimin e faqes, apo të paraqesin ankesa, mbledhim të dhënat si emri, emaili, dhe mesazhi që përcon.
- Për punonjësit, përpunohen të dhënat si, emri, mbiemri, email, numër telefoni, të dhëna arsimore, nënshkrimi, paga, ID, të dhëna mbi formimin profesional dhe ekpserienca, të dhëna mbi aftësinë në punë dhe shëndetin, adresën e banimit, statusi foto, deshmi penaliteti.
Këto të dhëna aksesohen manualisht (kur dokumentacioni është dorëzuar në hard copy) dhe elektronikisht nëpërmjet sistemit/emailit, nga administratori i kompanisë.
Informacion specifik në lidhje me sistemin CRM të vendosur nga DIMENSION:
Për të lehtësuar menaxhimin e shërbimeve të burimeve njerëzore, DIMENSION ka ngritur faqen web https://dimensionhr.al, si një mjet menaxhues.
Nëpërmjet kësaj faqeje përpunohen të dhënat tuaja personale duke përdorur programe softwerësh të zhvilluara dhe mirëmbajtura nga “WEBART.AL”, i cili vepron në kapacitetin e përpunuesit të të dhënave tuaja personale. Marrëdhënia me WEBART.AL sanksionohen në një kontratë civile dhe Aneksin mbi të drejtat dhe detyrimet midis palëve sa i përket mbrojtjes së të dhënave, në zbatim të nenit 20 të ligjit dhe Udhëzimit nr.19, datë 03.08.2012, “Mbi rregullimin e marrëdhënieve mes kontrolluesit dhe përpunuesit në rastet e delegimit të përpunimit të të dhënave dhe përdorimin e një kontrate tip në rastet e këtij delegimi”, i ndryshuar, miratuar nga Komisioneri.
Për shkak se ky përpunim bazohet në pëlqimin tuaj, ju mund të kërkoni në çdo kohë që të dhënat tuaja te fshihen duke kontaktuar [email protected] .
Kush janë marrësit e të Dhënave Tuaja Personale?
Marrësit janë si më poshtë:
- Personeli i autorizuar i DIMENSION, që akseson të dhënat tuaja në përputhje me detyrat e tyre të punës dhe që janë të autorizuar të përpunojnë të dhënat për qëllimet e administrimit të marrëdhënies së punës;
- Ofruesit e shërbimeve të mirëmbajtjes së faqes web, që marrin pjesë në menaxhimin e marrëdhënies sonë me ju, veçanërisht për qëllime të komunikimit dhe transmetimit të dokumenteve, menaxhimin elektronik të tyre, sic është WEBART.AL.
- Institucionet publike kompetente qeveritare ose gjyqësore, në rrethanat e parashikuara në legjislacionin specific në fuqi dhe me kërkesë të arsyetuar nga ana e tyre.
DIMENSION, garanton që të respektojë një politikë sigurie dhe konfidencialiteti që përputhet me Ligjin nr.9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar, aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, si dhe zbatojnë standartet më të larta njësoj si në Bashkimin Evropian dhe Zonën Ekonomike Evropiane, shtetet e tyre anëtare, që zbatohen për përpunimin e të dhënave personale.
Punonjësit e DIMENSION, kanë nënshkruar Deklarata Konfidencialiteti, me qëllim ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave me të cilat vijnë në dijeni gjatë ushtrimit të detyrës, dhe ku parashikohen penalitet në rast shkelje.
Në asnjë rast të dhënat tuaja personale nuk do të jenë objekt i transaksioneve tregtare me palët e treta.
Për sa kohë ruhen të Dhënat?
Të dhënat tuaja personale nuk do të mbahen në një formë që bën të mundur identifikimin tuaj, përtej periudhës kohore të nevojshme për qëllimet për të cilat përpunohen të dhënat, në përputhje me detyrimet dhe kërkesat tona kontraktuale, ligjore dhe rregullatore.
- Të dhënat e aplikanteve/ kandidatëve për punë do të ruhen në sistem për sa kohë profili juaj të jetë aktiv. Profili do të jetë aktiv për 1 vit nga momenti i aplikimit të fundit të kryer nga ana juaj. Pra nëse nuk kryeni asnjë aplikim për një vit, profili do të kalojë në statusin joaktiv dhe të dhënat do të fshihen automatikisht.
Ndersa nga punedhenesit do të ruhen deri në përfundimin e procesit të konkurimit për pozicionin vakant. Pasi të zgjidhet fituesi të dhënat do të shkatërrohen.
Edhe të dhënat që do të administrohen fizikisht (nëse do të bëhet) do të ruhen për një vit, më pas do të shkatërrohen me metodën e grirjes.
- Të dhënat e personave të interesuar/ vizitorët, nëpërmjet faqes https://dimensionhr.al lidhur me kërkesa apo ankesa do të ruhen për sa kohë ekziston qëllimi i trajtimit të tyre (pra do të ruhen për sa kohë të përfundojë sqarimi i kërkesës apo ankesës), më pas ato do të fshihen, shkatërrohen.
- Të dhënat e punonjësve do të mbahen gjatë gjithë periudhës së marrëdhënies së punës dhe deri në dy vjet pas largimit, që përkon me periudhën ku ai ka të drejtë të ngrejë pretendime ligjore në Gjykatë ndaj punëdhënësit.
Për çdo informacion, ju sugjerojmë të kontaktoni në adresën tonë të emailit [email protected] si dhe DPO-në tonë [email protected].
Cilat janë të drejtat tuaja?
Sipas neneve 12-17 të Ligjit nr.9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar, ju gëzoni disa të drejta lidhur me të dhënat tuaja personale dhe mund të kërkoni në çdo kohë informacion shtesë në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale.
Në zbatim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’, i ndryshuar, në lidhje me të dhënat personale që DIMENSION dhe Agjencitë pjesë e saj, përpunojnë, ju keni të drejtat si më poshtë:
- E drejta për akses – keni të drejtë të kërkoni në çdo kohë një konfirmim nëse të dhënat personale në lidhje me ju përpunohen nga DIMENSION, si dhe të keni akses në këto të dhëna dhe informacion rreth qëllimit, afatit, bazës ligjore për përpunim, kategoritë e të dhënave që përpunohen si dhe katëgoritë e marrësve;
- E drejta për të kërkuar korrigjimin ose fshirjen – në rast se informoheni që të dhënat tuaja nuk janë të rregullta, të vërteta ose të sakta ose janë mbledhur dhe përpunuar në kundërshtim me ligjin, keni të drejtë të kërkoni korrigjimin ose fshirjen e mundshme të të dhënave personale si dhe ndalimin e menjëhershëm të përpunimit;
- Vendimarrja automatike – ju keni të drejtë të kërkoni të mos jeni subjekt i vendimeve që shkaktojnë efekte ligjore mbi ju ose ndikojnë në mënyrë të rëndësishme tek ju kur vendimi është i bazuar në përpunimin automatik të të Dhënave. ;
- E drejta për të kundërshtuar – ju keni të drejtë, në rrethana të caktuara, të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale për qëllime të caktuara, sipas parashikimeve të nenit 15 të ligjit.
- E drejta për t’u ankuar – nëse mendoni se ju janë shkelur të drejtat, liritë ose interesat e ligjshme për të dhënat personale ju mund të ankoheni me shkrim.
Kërkesa me shkrim dhe/ose ankesa duhet të përmbajë nënshkrimin tuaj si dhe të shoqërohet me një kopje të vlefshme të mjetit tuaj të identifikimit, me qëllim që të shmangen mundësitë e abuzimit nga persona të tretë.
Kërkesa duhet të dërgohet me shkrim, në adresën tonë të emailit [email protected] dhe do të trajtohet nga Oficeri i Mbrojtjes së të Dhënave.
Brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës/ ankesës, ne do t’ju dërgojmë infromacionin e kërkuar, ose arsyen e mosdhënies ose mosekzekutimit të kërkesës tuaj.
Në rast pakënaqësie nga trajtimi i kërkesave nga ana e DIMENSION, ju keni të drejtë gjithmonë ti drejtoheni Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në adresën Rr. “Abdi Toptani”, nd. 5, Tiranë. Për më tepër informacion vizitoni faqen https://idp.al .
Ndryshimet në politikën tonë të privatësisë
Kjo politikë pasqyron standardet tona aktuale, të cilat mund të jenë subjekt i ndryshimit.
Çdo ndryshim do të hyjë në fuqi që nga publikimi i versionit më të fundit të përditësuar të kësaj politike.