Konsulencë në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
Dimension HR mund të ofrojë konsulencë në ndërtimin e Sistemit të Menaxhimit të BNJ (HRMS). Më poshtë po listojmë disa strategji kyçe ku përqëndrohen konsulentët e BNJ.
Ky proces i ndihmon ata të përqëndrohen në çështjet kryesore të biznesit, të rrisin efikasitetin e burimeve, të ofrojnë përparësi mbi strategjitë e burimeve njerëzore dhe të përmirësojnë shërbimet për punonjësit e tyre.
Strategjitë për të rekrutuar talente:
- Zhvillimi i proceseve efektive të rekrutimit dhe on-bording.
- Implementimi i strategjive për të tërhequr dhe mbajtur talentet më të mira.
- Përdorimi i qasjeve inovative për marketimin e brandit të punëdhënësit në lidhje me BNJ.
Angazhimi dhe stabiliteti i punonjësve:
- Projektimi i politikave për të përmirësuar kënaqësinë dhe angazhimin e punonjësve.
- Implementimi i strategjive të ruajties së stabilitetit të BNJ, për të minimizuar largimin e tyre.
Menaxhimi i Performancës:
- Vendosja e sistemeve të vlerësimit të performancës.
- Sigurimi i udhëzimeve për përcaktimin e qëllimeve dhe planeve për përmirësim të performancës.
Trajnim dhe Zhvillim:
- Identifikimi i nevojave për trajnim dhe krijimi i programeve të zhvillimit
- Promovimi i të mësuarit të vazhdueshëm dhe zhvillimit profesional.
Menaxhimi i Ndryshimeve:
- Ndihma e organizatave në menaxhimin dhe implementimin e ndryshimeve në mënyrë efektive.
- Mbështetja e punonjësve gjatë tranzicionit.
Respektimi i Ligjit dhe mbështetje ligjore në apektet e legjislacionit të punës:
- Sigurimi që praktikat e BNJ janë në përputhje me ligjet dhe rregulloret e punës.
- Dhënia e këshillave në çështje ligjore të lidhura me BNJ.
Planifikimi i Fuqisë Punëtore:
- Zhvillimi i strategjive për nevojat e ardhshme të fuqisë punëtore.
- Adresimi i planeve të rekrutimit dhe gjetjes se talenteve.
Integrimi i Teknologjisë:
- Këshillimi për implementimin e zgjidhjeve teknologjike të BNJ.
- Sigurimi i përdorimit efektiv të mjeteve të Sistemit të Informacionit të Burimeve Njerëzore (BNJIS).
Diversiteti, Barazia dhe Përfshirja (DBP):
- Zhvillimi i strategjive për të nxitur diversitetin dhe përfshirjen në vendin e punës.
- Implementimi i nismave për të adresuar çështjet e barazisë dhe përfshirjes.
Këshillimi Strategjik i BNJ:
- Harmonizimi i strategjive të BNJ me objektivat e përgjithshme të biznesit.
- Dhënia e udhëzimeve strategjike për udhëheqjen ekzekutive.
Dimension HR sjell ekspertizë në menaxhimin e këtyre fushave për të mbështetur bizneset në optimizimin e praktikave të tyre në burime njerëzore.