Rekrutimi

Rekrutimi kërkon një angazhim të dedikuar dhe shpesh herë kompanitë nuk e kanë ekspertizën dhe kohën e mjaftueshme për këtë proces. Për të shmangur gabimet në rekrutim është e nevojshme që këtë proces kompanitë t’ia adresojnë shoqërive të rekrutimit.

Një rekrutim i gabuar sjell kosto për kompaninë, që është minimalisht paga bruto e një punonjësi x2, pa llogaritur fitimin e munguar, etj.

“Kërkim Ekzekutivësh” është procesi i gjetjes së individëve potencialë për role të veçanta ose drejtuese për një kompani, edhe nëse individi nuk është duke kërkuar për një punë të re. Mund të ndodhë shpesh që kompanitë e kanë pozicionin konfidencial dhe ju drejtohen shoqërive të rekrutimit për kërkim më të thelluar në treg.

Cilat janë hapat që ndjekim në procesin e rekrutimit?

  • Njohja me kompaninë dhe analiza e nevojave
  • Publikimet në mediat sociale, portalet e punësimit, platformat profesionale
  • Vlerësimi i aplikimeve, selektimi dhe ftesa për intervistë
  • Intervistimi i kandidatëve dhe marrja e referencave
  • Përgatitja e shortlistës së kandidatëve
  • Finalizimi i procesit
  • Përgjegjësia për ndjekjen e mëtejshme

Na kontaktoni

    ×

    Powered by WhatsApp Chat

    ×