Pse është i rëndësishëm trajnimi “Planifikimi Strategjik”

Planifikimi strategjik është një dokument i shkurtër që ka natyrë vizionare, konceptuale dhe drejtuese që përshkruan qëllimin e kompanisë, udhëzimet dhe strategjitë për arritjen e qëllimit,bazuar në mjedisin në të cilin kompania po operon. Hartimi i dokumentit te planit strategjik mundëson që ai të kuptohet më mirë nga partnerët dhe nga stafi. Kjo është veçanërisht erëndësishme nëse staf i ri punësohet ne kompani.

Arsyeja e planifikimit strategjik është të ndihmojë kompaninë në krijimin e përparësive dhe për të shërbyer më mirë nevojat e palëve të interesuara. Një plan strategjik duhet të jetë fleksibël, praktik dhe të shërbejë si një udhëzues për zbatimin e programeve, vlerësimin se si po ecin këto programe dhe bërjen ndryshimeve kur është e nevojshme.

Pritshmëritë në përfundim të trajnimit

Në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje:

  • Të kenë njohuri dhe një kuptim më të mirë të strategjisë, rolit të saj si dhe ndryshimit midis strategjisë me taktikat
  • Jenë të aftë të përshkruajnë funksionet e strategjisë dhe të krahasojnë modele të ndryshme të strategjisë
  • Marrin njohuri rreth planifikimit strategjik dhe do të dinë se si në mënyrë efektive të analizojë dhe zbatojnë njohuritë e fituara për planifikimin strategjik
  • Zhvillojnë një kuptim praktik të aplikimit te strategjive te ndryshme dhe planifikimit strategjik të organizatës
  • Njohin rëndësinë e përzgjedhjes së strategjive dhe rreziqet e planifikimit strategjik
  • Dinë si të identifikojnë elementët e planifikimit strategjik
  • Dinë si të zbatojnë planifikimin strategjik

Përmbledhje e Temave që do të trajtohen

  • Strategjia dhe Rëndësia e saj
  • Nivelet e Strategjive
  • Planifikimi Strategjik

Të dhëna rreth trajnimit

  • Kohëzgjatja e trajnimit: 2 ditë
  • Numri i pjesëmarrësve: Deri në 10 persona grupi
  • Orari i trajnimit: 09:00 – 16:00
  • Vendi i zhvillimit të trajnimit: Salla “Dimension” | Rruga Moskat (pranë LSI – ish Blloku) | Tiranë
Ndaje me miqtë

Program Trajnimi: Planifikimi Strategjik

×

Powered by WhatsApp Chat

×