Pse është i rëndësishëm trajnimi “Menaxhim Projekti”?
Menaxhimi i projektit është një proces dinamik planifikimi, organizimi, motivimi në përdorimin e kontrolluar e të strukturuar të burimeve të vëna në dispozicion për arritjen e qëllimeve specifike në aspekte të ndryshme të jetës ose biznesit.
Sfida kryesore e menaxhimit të projektit është arritja e të gjitha qëllimeve dhe objektivave të projektit, brenda afateve të buxhetit të përcaktuar dhe me cilësinë e kërkuar.
Në këtë kuadër kërkohet që të optimizohet alokimi i inputeve të nevojshme dhe te integrohen ato për të përmbushur objektivat e paracaktuara.
Pritshmëritë në përfundim të trajnimit
Në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje:
- Të dinë çfarë është një projekt, hapat që duhen ndjekur për përfundimin e projektit në afat dhe brenda buxhetit të përcaktuar.
- Të njohin teknika të thjeshta dhe mënyra për planifikimin dhe ndjekjen e projektit.
- Të dinë të identifikojnë detyrat e projektit dhe burimet për realizimin e tij, të zbërthejnë detyrat në aktivitete dhe të përgatisin grafikun përkatës të realizimit të tyre.
- Të kenë një kuptim më të qartë të aspekteve bazë të Menaxhimit të Projektit duke përfshirë Rolin e Menaxherit të Projektit, Planifikimit të Projektit, Reziqeve të Projektit, angazhimit të Stakeholders, etj.
- Të përgatisin, të administrojnë e të modifikojnë buxhetin e projektit dhe grafikun e realizimit të aktiviteteve me qëllim arritjen e afateve dhe objektivave.
- Të analizojnë dhe të menaxhojnë riskun për projektin.
- Të dinë si të menaxhojnë ndryshimet në projekt dhe si të trajtojnë problematikat që lindin gjatë ekzekutimit të projektit.
- Të dinë te përgatisin një plan të projektit, ekzekutimit dhe përfundimit të tij.
Përmbledhje e Temave që do të trajtohen
- Koncepte Bazë në Menaxhimin e Projekteve
- Përqasje në Menaxhimin e Projekteve
- Fazat e Përgatitjes dhe Menaxhimit të Projektit
- Monitorimi, Kontrolli dhe Vlerësimi i Projektit
Të dhëna rreth trajnimit
- Kohëzgjatja e trajnimit: 2 ditë
- Numri i pjesëmarrësve: Deri në 10 persona grupi
- Orari i trajnimit: 09:00 – 16:00
- Vendi i zhvillimit të trajnimit: Salla “Dimension” | Rruga Moskat (pranë LSI – ish Blloku) | Tiranë