
Dimension HR
Dimension për një nga klientët e saj, një kompani të madhe ndërtimi po kërkon të rekrutojë kandidatë për pozicionin “MENAXHER PROJEKTI” (profili Arkitekt)
DETYRAT E POZICIONIT
- Përgatitja dhe menaxhimi i buxhetit të projektit;
- Përgatitja dhe menaxhimi i grafikut të punimeve dhe ndjekjen e ecurisë së tij;
- Koordinon punën me strukturat e kompanisë dhe të investitorëve që janë të angazhuara në këtë projekt;
- Ndjek realizimin e punimeve në përputhje me standardet e kompanisë dhe KTZ;
- Miraton raportin e përgjithshëm si dhe cost raportet mujore të projektit;
- Menaxhimi i strukturës tekniko-administrative të projektit;
- Përpilimin e pjesës teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standardet e ndërtimit, specifikimet, planet e projektit;
- Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
- Përgatit plane afat shkurtra në varësi të progresit të projektit;
- Siguron, nëpërmjet Drejtuesit të kantierit, që cilësia e punimeve është sipas standardeve të duhura duke mbikëqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve në të gjitha kantieret;
- Siguron që të gjitha kërkesat dhe/ose objektivat e projektit janë të dokumentuara si duhet;
- Siguron asistencë administrative dhe inxhinierike tek sipërmarrësit e ndërtimeve, të kontraktuesit, për të zgjidhur paqartësitë dhe problemet dhe siguron përfundimin e suksesshëm të projektit;
- Përgatitjen e raporteve periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
- Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij;
- Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave;
- Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistencë teknike, monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës;
- Në bashkëpunim me BNJ, përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi direkte të tij dhe miraton vlerësimin e performancës për nivelin e dytë dhe të tretë të organizimit të departamentit;
- Propozon, ngritje në detyrë dhe promovime të personelit që ka rritje profesionale në punë duke e shoqëruar edhe me vlerësimet përkatëse ose dhe raste demotivimi për punonjës që kanë shkelur standardet e punës me pasojë penalizmin e tyre;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi dhe Arkitekturë
Eksperiencat: Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 15 vjet në punimet e ndërtimit. Jo me pak se 7 vjet eksperiencë në menaxhim projekti.
Aftësitë:
- Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
- Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
- Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer me gojë dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit evropian do të përbente avantazh);
- Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
- Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT etj.).
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt « MENAXHER PROJEKTI »
Bazuar ne aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi
Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al