• Tirane

Dimension HR

Dimension HR per një nga klientët e saj,një kompani që operon në fushën e ndërtimit në Shqipëri dhe Rajon po kërkon të rekrutojë: MENAXHER I BURIMEVE NJERËZORE

 

 

DETYRAT E POZICIONIT:

  • Drejton funksionet menaxhuese të Burimeve Njerëzore për kompaninë përfshirë ketu te gjithë ciklin e punonjesit, rekrutimin, trajnimin dhe zhvillimin, vleresimet e performances, praktikat e panaireve te punesimit, praktikat e largimit, asistencë ndaj punonjësve;
  • Siguron zbatimin ligjor gjatë procesit te largimit te punonjesve;
  • Përgjegjës për rekrutimin dhe mbajtjen e stafit, orientimin e punonjësve të rinj, përgatitjen e planeve dhe programeve të trajnimit në bashkëpunim me Drejtuesit e Departamenteve;
  • Zhvillon Buxhetin vjetor të BNJ mbështetur në strukturat, nevojat për zhvillim, projektet e reja, ndryshimet në ligj, kompensimet, politikat e shpërblimit etj.
  • Ndjek implementimin e tij duke siguruar ruajtjen e vlerave të planifikuara dhe optimizimin e kostove;
  • Drejton politikat e administrimit dhe kompensimit për punonjësit (pagat, shpërblimet etj) dhe marrëdhëniet me ZP, Inspektoriatin e Punës etj;
  • Drejton dhe monitoron zbatimin e procesit të vlerësimit të performancës për gjithë stafin;
  • Ndjek periudhën tre mujore dhe ecurinë e objektivave mbi sistemin e vlerësimit të performancës dhe udhëheq procesin.
  • Ndjek problematikat në lidhje me vleresimet e performances duke ofruar këshillim për punonjësit dhe supervizorët për zgjidhje sa më të përshtatshme;
  • Zhvillon apo modifikon rregulla, politika apo standarte, ndjek ndryshimet e legjislacionit në fuqi dhe aplikon ndryshimet;
  • Zhvillon dhe koordinon planet dhe politikat, burimet, misionin, vizionin dhe objektivat e kompanisë, përgatit dhe rinovon planet dhe prioritetet;
  • Zhvillon, vlerëson apo rishikon planet dhe kriteret për një varietet projektesh dhe aktivitetesh;
  • Funksionon dhe punon pro-aktivisht me menaxherët për të zhvilluar strategji për zgjidhjen e problemeve në Burimet Njerëzore;
  • Interpreton dhe monitoron zbatimin në përputhje me Kodin e Punës dhe me politikat e Grupit te procedurave  të brendshme të Burimeve Njerëzore;
  • Supervizon dhe këshillon stafin për t’u përqasur sa më shumë me vlerat e kompanisë, për të rritur frymën e grupit, komunikimin dhe arritjen e objektivave;
  • Udhëheq procesin per rishikimin e pershkrimeve të punës, monitorimin e detyrave dhe ngarkesës së punonjësve;
  • Përgatit raporte dhe analiza për menaxhimin e kompanisë në lidhje me cështje të BNJ;
  • Zhvillon Projektet e orientuara nga kompania
  • Ri-shikon Strukturën organizative periodikisht në përputhje me zhvillimet e reja të kompanive së bashku me Drejtuesit e Departamenteve;
  • Përgatit dhe ndjek ceshtje per rekomandimet e Auditit;
  • Asiston në Hartimin e Qarkoreve të Brendshme të kompanisë në koordinmim me Drejtuesit e Departamenteve.

 

 

KUALIFIKIMET DHE AFTESITË E KËRKUARA:

Arsimi: Të zotërojë diplomë ne fushen e drejtimit Ekonomik ose Menaxhimit

Eksperiencë:

  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 vjet;
  • Eksperiencë në planifikim strategjik, ekzekutim dhe në menaxhim;
  • Eksperiencë në formulimin e politikave, në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të reja dhe procedurave;
  • Njohuri të industrisë ku është përfshirë biznesi

 

 

Aftësi:

  • Aftësi ndërpersonale, komunikim profesional, verbal dhe të shkruar dhe aftësi të brendshme personale

 

Si të aplikosh?

Profesionistët e interesuar për këtë pozicion janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në adresën [email protected] me subjekt “MENAXHER I BURIMEVE NJERËZORE”

Ju mirepresim!

 

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi

Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al

×

Powered by WhatsApp Chat

×