• Tirane

Dimension HR

Dimension për një kompani që operon në fushën e ndërtimit po kërkon të rekrutojë kandidatë profesionistë për pozicionin vakant “INXHINIER KANTIERI”


Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Mban përgjegjësi për zbatimin dhe mbarëvajtjen e punës në Kantier.
  • Mban dhe manaxhon kontaktin e perditshëm me nënkontraktoret.
  • Parashtron zgjidhjen e projektimit dhe të problemeve në Kantier.
  • Kujdeset për zbatimin e buxhetit të projektit.
  • Kujdeset dhe sigurohet që projekti është në përputhje me kërkesat ligjore duke përfshire ketu edhe mbajtjen e dokumentacionit në Kantier
  • I kushton rëndësi të veçantë vlerësimit dhe qëndrueshmërisë dhe ndikimit mjedisor të projekteve në zbatim duke u siguruar që projektet të zhvillohen normalisht dhe strukturat përkatëse të jenë përfunduar brenda buxhetit dhe kohës së përcaktuar.
  • Eshte përgjegjës për sigurine teknike dhe fizike në Kantier;
  • Përgjigjet pyetjeve dhe kërkesave të Supervizorit në Kantier.
  • Menaxhon burimet njerëzore në kantier.
  • Harton planin mujor/javor të punimeve dhe përgatit kërkesat për furnizim me materiale, fuqi punëtore, makineri.
  • Harton dhe kontrollon dokumentacionin teknik në objekte.
  • Harton librezat e masave dhe situacionet pjersore/finale dhe i dërgon për miratim tek Inxhinieri përgjegjës i Projektit.
  • Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik.
  • Trajnon të gjithë punonjësit ne kantier për procedurat e sigurisë dhe shëndetit.
  • Trajnon gjithashtu për punë specifike apo risqe te vecanta në varësi të procesit të punës.
  • Kryen inspektime dhe kontrolle të shpeshta të sigurisë.
  • Përgjigjet cdo ankese për sigurinë të ngritur në Kantier,
  • Të hetojë pretendimet dhe të marrë masa për largimin e rrezikut.
  • Merr përgjegjësi për procedurat e ndihmës së paë të punonjësve, trajnon dhe rifreskon trajnimet e procedurave të shëndetit në punë.
  • Menaxhon procedurat e urgjencës, psh trajnime në rast zjarri për evakuimet.

 

 

Aftësi dhe Kualifikime:

  • Edukim i lartë në Degën Inxhinieri Ndërtim;
  • Minimumi 8 vjet eksperiencë pune si Inxhinier ndertimi.
  • Njohuri kompjuterike, Microsoft office, Autocad, Programe profesionale;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese;
  • Aftësi për të kryer një sërë detyrash në terren pa mbikqyrjen e eprorëve;
  • Aftësi të shkëlqyera për të krijuar dhe mbajtur komunikim korrekt dhe të përditshëm me administratën dhe eprorët.
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe prezantim si dhe aftësi të mira për punë në grup;
  • Aftësia për të përcaktuar përparësitë dhe për të planifikuar punën në mënyrë efektive.


Si të aplikoni?

Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën tonë të email-it:[email protected] me subjekt “INXHINIER KANTIERI”

Ju mirepresim!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi

Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al

×

Powered by WhatsApp Chat

×