Dimension HR
DIMENSION HR po kërkon të rekrutojë kandidatë potencial për pozicionin vakant FINANCIER/E, për një nga kompanitë më të mëdha të indrustrisë se distribucionit.
DETYRAT E POZICIONIT
· Rregjistrimi i faturave të blerjeve;
· Deklarimi në librat e shitjes dhe blerjes;
· Rakordimi i faturave reale dhe fiskale;
· Deklarimi listpagesave dhe llogaritja e pagave;
· Kontabilizimi i pagave, qerave, tatimit mbi fitim dhe të tjera të ngjashme me to;
· Rakordimi me distributorët për vlerat monetare dhe materiale;
· Monitorimi dhe kryerja e procesit te invetarizimit;
· Ndjekja e proceseve që kanë të bëjnë për mbylljen e pasqyrave fianciare;
· Ndjekja dhe monitorimi i llogarive të arkëtueshme;
· Monitorimi dhe rakordimi I faturave nga POS menaxherial të programit financa 5;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë diplomë universitare në një nga degët e Fakultetit Ekonomik (profili Financë)
Eksperiencë: Të ketë minimalisht 2 vite eksperiencë pune në të njëjtin profil
Aftësitë:
- Të ketë asistuar në mbylljen e bilancit;
- Njohja mirë e programit Financa 5;
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt «FINANCIER/E»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al