
Dimension HR
Dimension për një kompani që operon në industrinë e energjisë së rinovueshme po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:
DREJTUES TEKNIK (Profili Elektrik)
DETYRAT E POZICIONIT
- Ndjek ecurine e punimeve elektrike ne faza, qe nga projekt ideja, zbatim dhe kolaudim perfundimtar;
- Pergatit dhe miraton procedurat dhe standartet per kontrollin e zbatimit te proceseve te punimeve MEP;
- Miraton dokumentacioni projektues dhe dokumentacioni financiar;
- Koordinon gjithe dokumentacionin e duhur tekniko –ligjor per marrjen e lejeve perkatese ne institucionet vendase;
- Monitoron grafikun e zbatimit te punimeve elektrike;
- Garanton materialet e domosdoshme per ligjin me infrastrukturen, lejet e miratimet e enteve perkatese, lejet e shfrytezimit te objekteve, akt kolaudimet pjesore dhe perfundimtare;
- Planifikon, organizon dhe mbikqyr punen e inxhiniereve te zbatimit per t’u siguruar se te gjitha punimet po kryhen sipas parametrave te percaktuara ne projekt;
- Planifikon, organizon dhe mbikqyr punen e nenkotraktoreve per t’u siguruar se te gjitha punimet po kryhen sipas parametrave te percaktuara ne projekt;
- Rishikon dhe harton koston e instalimeve elektrike duke pregatitur preventivin total;
- Identifikon tregun e materialeve dhe te instalatorëve elektrike vendas ose te huaj dhe koordinon me departamentet e tjera per menyren e perzgjedhjes se ketyre materialeve;
- Koordinon punen midis grupeve te ndryshme instalatore;
- Aprovon materialet qe hyjne ne kantier;
- Harton dhe kontrollon situacionet mujore;
- Harton dhe mbikqyr mirembajtien periodike te sistemit instalimeve elektrike gjate fazes te shfrytezimit dhe mban gjithmone te informuar stafin e manaxhimit te projektit, si per ndryshimet e bera ne kuader te perfundimit te projektit ne kohe ose ndryshime te kryera nga nenkontraktori;
- Perpilon dhe kordinon punen per pregatitjen e manualeve te mirembajties te instalimeve elektrike;
- Merr pjese ne hartimin dhe zbatimin e rregullores se sigurimit teknik ne lidhje me instalimet elektrike;
- Kryen detyra te tjera qe i caktohen;
- Pergatitet planet e trajnimit per sigurine ne pune dhe shendetin te ekipit qe zbaton projektet;
- Raporton tek Drejtori Ekzekutiv;
Detyra menaxheriale
- Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësi edhe kontrollon zbatimin e detyrave në afatshkurter dhe afat vjetor;
- Ndjek dhe drejton zhvillimin e stafit, iu komunikon për pritshmeritë e kompanisë;
- Identifikon nevojat për trajnim;
- Bën vlerësimin e performancës për stafin në varesi dhe benefitet për ta;
- Bën takime të rregullta periodike, për ecurinë dhe problematikat e shitjeve dhe strategjitë e marketingut;
- Raporton tek Drejtori Ekzekutiv, potencialet për projekte te reja të reja, zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj;
- Detyra të tjera që i caktohen;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomuar ne nje nga deget e Inxhinierise Eletrike (Elektrike, Energjitike, Mekatronik);
Eksperienca: Preferohet përvojë pune 5-7 vite si Inxhinier Elektrik apo Menaxher Projektesh
Aftësi:
- Aftesi per koordinimin e punimeve elektrike, etj;
- Aftesi kompetente ne skicime, ne programim te sakte, instalime dhe testime te sistemeve elektrike;
- Aftesi shume te mira komunikimi dhe aftesi nderpersonale;
- Te kete njohuri ne proceset dhe materialet e ndertimit, si dhe ne menaxhimin e projektit;
- Eksperience ne CAD dhe MS eshte nje avantazh, si dhe aftesia per te lexuar projektet dhe specifikimet;
- Njohuri ne perpilim kontratash ne sipermarje per instalimet elektro elektrike;
- Njohuri te plote te standarteve elektrike ne fuqi;
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë[email protected] me subjekt « Drejtues Teknik »
Bazuar ne aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al