
Dimension HR
Për një agjensi programimi të huaj që realizon studime tregu, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:
DATA ANALYST/PROGRAMUES
DETYRAT E POZICIONIT
- Përdorimi i tools të automatizuar për nxjerrjen e të dhënave nga burimet primare dhe sekondare
- Heqja e të dhënave jo të rregullta (të dëmtuara) dhe rregullimi i gabimeve të kodimit apo problemeve të lidhura me to
- Zhvillimi dhe mirëmbajtja e bazave të të dhënave dhe sistemeve të të dhënave – riorganizimi i të dhënave në një format të lexueshëm.
- Kryerja e analizave për të vlerësuar cilësinë e të dhënave
- Përdorimi i mjeteve statistikore për të identifikuar, analizuar dhe interpretuar modelet dhe tendencat në grupet komplekse të të dhënave.
- Përgatitja e raporteve përfundimtare për palët e interesuara për të kuptuar analizën e të dhënave.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diploma Universitare në Inxhinieri Informatikë, Matematikë, Ekonomi Informatike, Inxhinieri Matematike ose degë të tjera të ngjashme.
Eksperienca: Preferohet përvojë pune në programim të dhënash ose analizë të dhënash minimumi 2 vite.
Aftësi:
– I aftë për të punuar në grup;
– Aftesi shume te mira komunikimi
– Njohuri të mira statistikore dhe të programit SPSS
– Njohuri të mira gjuhëve të programimit si java, c++ etj
– Preferohen njohuri te tjera infomatike, si sisteme linux, postgreesql etj
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected]me subjekt « Data Analyst/Programues »
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al