Hyrje

Ekipi i menaxhimit të një kompanie ndikon në shumë drejtime të aktivitetit të saj duke filluar nga produktiviteti dhe ruajtja e punonjësve të përfitimi i biznesit dhe objektivat afatgjata. Në këtë kontekst, trajnimi i vazhdueshëm i supervizorëve/menaxherëve i sjell përfitim kompanisë në shumë mënyra, duke përfshirë:

Rritja e produktivitetit: supervizorët/menaxherët që komunikojnë siç duhet me ekipin e tyre priren të kenë punonjës që janë më produktivë dhe të motivuar për të bërë më të mirën e tyre.

Rritja e besimit të supervizorit/menaxherit: Kjo ndihmon në rritjen e besimit të tyre dhe siguron që ata të kenë mjetet për të pasur sukses në pozicionin e tyre të ri. Një supervisor/menaxher i mirë kupton se si t’i bëjë punonjësit të ndihen të vlerësuar dhe se ata po kontribuojnë në suksesin e organizatës. Kjo mund të frymëzojë besnikërinë dhe dëshirën për të vazhduar punën për një kompani që vlerëson punën e tyre.

Lehtësimi i tranzicionit: Për shumë supervizorë, një nga pjesët më të vështira të marrjes së detyrës së tyre të re është kalimi nga të qenit një nga pjestarët e grupit në të qenit udhëheqës i grupit, nga të qenit shok në një shef.

Të mësuarit dhe përmirësimi: Delegimi, motivimi, trajnimi dhe shumë përgjegjësi të tjera të reja që vijnë nga detyra mund të mësohen dhe përmirësohen.

Pritshmëritë në përfundim te trajnimit

Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Prioritizojnë me besim detyrat dhe kohën në baza individuale dhe ekipore
  • Identifikojnë dhe zbatojnë një stil lidershipi të përshtatshëm për organizatën dhe ekipin e tyre, për të komunikuar në mënyrë efektive dhe për të nxjerrë në pah më të mirën në stafin e tyre
  • Angazhojnë anëtarët e ekipit dhe ndërtojnë një mjedis produktiv në vendin e punës
  • Merren me sfidat që dalin në menaxhimin e një ekipi, duke përfshirë: motivimin e anëtarëve të ekipit, trajtimin e anëtarëve të vështirë të ekipit, zgjidhjen e konflikteve dhe mundësimin e ndryshimit
  • Të udhëheqë një ekip teksa kapërcen në mënyrë krijuese barrierat për arritjen e qëllimeve të ekipit
  • Të ndihmojë në rekrutimin, përzgjedhjen dhe futjen e anëtarëve të ekipit dhe menaxhimin e performancës së tyre.

Përmbledhje e temave

Moduli 1: MENAXHIMI DHE MENAXHERET
  • Përkufizimi i Organizatës
  • Çfarë nënkuptohet me termin menaxhim dhe menaxher.
  • Cilësitë dhe matja e performancës se Menaxheriale
  • Teknikat e menaxhimit
  • Dallimi midis efikasitetit dhe efektivitetit
  • Evolucioni i teorisë së menaxhimit
Moduli 2: AFTESITË E DHE ROLET NË MENAXHIM
  • Klasifikoni tre nivelet e menaxherëve.
  • Identifikoni aftësitë Menaxheriale
  • Rolet Menaxheriale
  • Identifikoni përgjegjësinë kryesore të secilit grup
  • Marrja e vendimeve Menaxheriale
Moduli 3: FUNKSIONET THEMELORE TË MENAXHIMIT
  • Planifikimi, rëndësia dhe domosdoshmëria
  • Procesi I planifikimit
  • Planet dhe llojet e tyre
  • Organizimi dhe procesi I tij
  • Drejtimi dhe elementet përbërës
  • Kontrolli dhe procesi I tij
Moduli 4: MENAXHERI EFIKAS
  • Elementet për të qenë një menaxher efikas
  • Menaxher për herë të parë
  • Përmbyllje

Të dhëna rreth trajnimit

  • Kohëzgjatja e trajnimit: 2 ditë
  • Numri i pjesëmarrësve: Deri në 10 persona grupi
  • Vendi i zhvillimit të trajnimit: Salla “Dimension” | Rruga Moskat (pranë LSI – ish Blloku) | Tiranë
Ndaje me miqtë

Program Trajnimi: Zhvillimi i Aftësive Menaxhuese

×

Powered by WhatsApp Chat

×