Hyrje

Në cdo kompani trajnimi i vazhdueshëm i punonjësve ka një ndikim esencial për një funksionim sa më efiçent të saj.  Mirepo ky ndikim shpesh ulet/zvogëlohet si rezultat i mungesës së njohurive dhe aftësive tek punonjesit. Për këtë arsye, është e rëndësishme të sigurohet trajnimi i punonjësve të të gjitha niveleve të hierarkisë, në drejtim të aftësive dhe teknikave që kërkohen për një komunikim dhe konsultim sa më efiçent. Çdo punonjes që ka të bëjë drejtperdrejt me klientët dhe që ka marrë pjesë në trajnimin për përmrëisimin e aftesive shitese duhet të jetë i aftë për të kuptuar dhe aplikuar konceptet dhe teknikat që sjell ky trajnim për të përmirësuar mënyrën sesi ata i kuptojnë nevojat e klientit dhe më pas t’i aplikojnë konceptet dhe idete e përmenduara më lart.

Përmirësimi i aftësive të shitjes ndihmon njëkohesisht individin/punonjësin si dhe kompaninë ku ai është i punësuar në një sërë mënyrash duke përfshirë përmisimin e rezultatit të shitjes, motivimin e stafit, ndërtimin/përmisimin e bashkëpunimit me klientet, përmisimin e punës në grup duke u përkthyer e gjitha në një avantazh konkurues për individët në tregun e punës dhe kompaninë në tregun ku operon.

Pritshmëritë në përfundim te trajnimit

Pjesëmarrësit do të: 

  • Përmirësojnë aftësitë shitese individuale
  • Ndërtojnë marrëdhënie më të frytshme me klientët
  • Rrisin performancën dhe produktivitetin në punën e përditshme
  • Rrisin njohuritë rreth produkteve dhe shërbimeve
  • Integrohen me vlerat dhe parimet e kompanisë që përfaqëson
  • Të motivohen dhe nxisin kreativitetin për të zgjidhur situatat në marrëdhënie me klientët
  • Të përcjellin nje imazh të përmisuar të brendit të kompanisë duke qënë një “ambasador” i saj me aftësitë dhe profesionalizimin e tyre

Përmbledhje e temave

  • Konceptet mbi shitjen efektive personale
  • Teknikat e shitjes efektive
  • Zhvillimi i marrëdhënieve efektive me klientët
  • Analizimi i hapave për rritjen e shitjeve
  • Analiza e praktikave më të mira të teknikave të shitjes
  • Nxjerrja e përfundimeve për përmisimin e aftësive shitëse
Ndaje me miqtë

Program Trajnimi: Përmirësimi i Aftësive Shitëse

×

Powered by WhatsApp Chat

×