Hyrje

Ne të gjithë priremi drejt një stili lidershipi më shumë se një tjetër, për shkak të preferencave tona personale, aftësive, modeleve, roleve etj.. Por një qasje nuk i përshtatet të gjithë skenarëve: disa situata dhe njerëz kërkojnë një qasje të shpejtë, të qëndrueshme, nga lart-poshtë, ndërsa tjera situata arrijnë sukses me përgjegjësi të përbashkëta dhe lirinë për të planifikuar, vendosur dhe vepruar.  Në biznes, “udhëheqja transformuese” është shpesh stili më efektiv për t’u përdorur. Udhëheqësit e suksesshëm e dinë se, asgjë nuk e drejton një organizatë më mirë, se vizioni tërheqës, i vlefshëm dhe i arritshëm për të ardhmen. Vizioni është çelësi i lidershipit dhe çdo udhëheqës duhet të përdorë një proces logjik për të krijuar dhe zbatuar një ndjenjë të re e të fuqishme të drejtimit në organizatën e tij/saj. Në këtë modul do të trajtojmë jo vetëm domosdoshmërinë e një vizioni për suksesin e biznesit tuaj, por edhe si ta zhvilloni dhe ta mbani atë vizion. Gjithashtu do të shqyrtojmë disa nga aftësitë dhe mjetet thelbësore që kërkohen për të sjellë ndryshim. Aftësi që kanë të bëjnë me formimin dhe qartësimin e ëndrrave dhe ideve të dikujt, ndarjen e këtyre ideve me të tjerë, transformimin e tyre në veprime dhe përfshirjen e ndihmës së të tjerëve për t’i realizuar këto ëndrra dhe ide. Këto aftësi përfshijnë komunikimin, ndërveprimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve brenda një organizate ose sistemi shoqëror në mënyrë që të shkohet drejt aspiratave më të larta.

Pritshmëritë në përfundim te trajnimit

Pjesëmarrësit do të:

  • Njohin dhe kuptojnë konceptet bazë të lidershipi
  • Të kuptojmë rëndësinë e vizionit në suksesin e një biznesi
  • Njohin rëndësinë e të menduarit strategjik dhe planifikimit strategjik
  • Të kuptojnë se çfarë është stili i lidershipit dhe si ndikon në vendin e punës.
  • Të njihen me stilet më të zakonshme të lidershipit në vendin e punës,
  • Të kuptojnë cfarë kërkohet në një stil lidershipi dhe si ta përcaktojmë atë.
  • Të mësojnë si të zhvillojmë stilin personal të lidershipit.
  • Të njohin cila është rruga drejt një lidershipi të suksesshëm

Përmbledhje e temave

Moduli 1.Kuptimi i Lidershipit
  • Njohuri të përgjithshme mbi kërkimin dhe studimin e lidershipit
  • Përcaktimi dhe përkufizimi i lidershipit
  • Të kuptojmë cfarë është stili i lidershipit.
  • Të njohim cilat janë stilet më të zakonshme të lidershipit në vendin e punës.
  • Njohim qasjet e lidershipit dhe se si kategorizohen stilet sipas tyre.
Moduli 2. Fuqia e Vizionit
  • Karakteristikat e një vizioni bindës
  • Përafrimi i vizionit me qëllimet dhe vlerat organizative
  • Komunikimi i vizionit me palët e interesuara
Moduli 3. Planifikimi strategjik
  • Kuptimi dhe rëndësia e planifikimit strategjik
  • Praktikat më të mira në planifikimin strategjik
Moduli 4. Lidershipi dhe Vizioni në menaxhimin e biznesit
  • Roli i lidershipit dhe vizionit në suksesin e biznesit
  • Kuptojmë cfarë duhet të kemi në vëmendje mbi përcaktimin e lidershipit që duam
  • Si të kuptojmë cili stil është i duhuri
  • Si ta zhvillojmë stilin tonë të lidershipit
  • Si mund të jesh një lider i suksesshëm
  • Cilat janë cilësitë e një lideri efektiv
  • Cilat janë disa nga përfitimet e aftësive drejtuese
Moduli 5. Lidershipi Vizionar dhe karakteristikat kryesore të tij 
  • Njohja me cilësitë/aftësitë dhe karakteristikat e lidershipit vizionar
  • Cili është roli i elementëve ndërpersonal në efektivitet
  • Cfarë e bën liderin jo efektiv
  • Formimi i lidershipit /Rekomandime
Të dhëna rreth trajnimit
  • Kohëzgjatja e trajnimit: 1 ditë
  • Numri i pjesëmarrësve: Deri në 10 persona grupi
  • Vendi i zhvillimit të trajnimit: Salla “Dimension” | Rruga Moskat (pranë LSI – ish Blloku) | Tiranë
Ndaje me miqtë

Program Trajnimi: Lidershipi Vizionar

×

Powered by WhatsApp Chat

×