Pse është i rëndësishëm trajnimi “Komunikimi dhe Etika në Biznes”

Kompanitë dhe bizneset kanë marrë në konsideratë masa dhe hapa të ndryshëm për të përmirësuar performancën e tyre. Në shoqërinë e sotme që ecën me ritme të shpejta, komunikimi dhe etika në biznes janë të nevojshme për të siguruar sukses, për të fituar njohje, si dhe për të ndërtuar dhe realizuar një performancë të shkëlqyer për kompanitë dhe punonjësit e tyre.

Etika është shprehjet e jashtme e karakterit të çdo personi dhe luan një rol të rëndësishëm në projektimin e imazhit të duhur. Sjellja e punonjësve mund të ndikojë në imazhin e kompanisë që përfaqësojnë dhe stilin në të cilin njerëzit e perceptojnë atë. Punonjësit e kompanive duhet të mbajnë një sjellje profesionale e cila lidhet me imazhin e kompanisë.

Pritshmëritë në përfundim të trajnimit

Në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje:

  • Të ketë njohuri shumë të mira mbi komunikimin në biznes;
  • Të ketë njohuri se si hartohet dhe formatohet korrespondenca në biznes;
  • Të njoh llojet dhe mënyrat e komunikimit në biznes;
  • Të komunikojë në mënyrë efektive me shkrim dhe me gojë;
  • Të menaxhojë organizimin dhe hartojë dokumentacionin për evente biznesi;
  • Të optimizojë perceptimin dhe të projektojë një imazh profesional të organizatës që përfaqëson
  • Të përmirësojë imazhin e kompanisë duke qenë një “brand ambasador” i saj me aftësitë dhe sjelljet e tij në komunikim.

Përmbledhje e Temave që do të trajtohen

  • Koncepte mbi komunikimin në biznes
  • Formatimi i korrespondencës në biznes
  • Mënyrat e komunikimit në biznes
  • Komunikim efektiv
  • Etika në biznes
  • Përgatitja e ambientit për evente të caktuara.

Të dhëna rreth trajnimit

  • Kohëzgjatja e trajnimit: 1 ditë
  • Numri i pjesëmarrësve: Deri në 10 persona grupi
  • Orari i trajnimit: 09:00 – 15:00
  • Vendi i zhvillimit të trajnimit: Salla “Dimension” | Rruga Moskat (pranë LSI – ish Blloku) | Tiranë
Ndaje me miqtë

Program Trajnimi: Komunikimi dhe Etika në Biznes

×

Powered by WhatsApp Chat

×