Dimension HR
Dimension HR po kërkon të rekrutojë Menaxher Kontabiliteti për një nga klientët e saj, një kompani që operon në fushën e shitjes.
PËRMBLEDHJA E POZICIONIT:
Menaxher Kontabiliteti është përgjegjës për mbikëqyrjen e operacioneve të kontabilitetit të organizatës. Ai siguron që të gjitha transaksionet financiare të regjistrohen dhe të raportohen siç duhet në kohën e duhur, dhe shpesh luan një rol aktiv në ndihmën për të zhvilluar dhe zbatuar strategjinë e përgjithshme të kontabilitetit të kompanisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mban të dhëna të sakta dhe të përditësuara të të gjitha transaksioneve financiare.
- Kryen veprimtari llogaritëse të fundvitit si pajtimi, kostoja dhe hyrjet.
- Koordinohet me ekipin për të përfunduar detyrat e caktuara të kontabilitetit brenda afateve.
- Sigurimi i korrektësisë së mbajtjes përkatëse të librave dhe përgatitja e të gjitha deklaratave tatimore siç duhet në kohë.
- Menaxhon dhe mbikëqyrë të gjithë ekipin e kontabilitetit.
- Përgatit paketat mujore të raportimit financiar dhe të biznesit për drejtuesit, aksionarët, institucionet kreditore, organet qeveritare në formatin dhe frekuencën e kërkuar.
- Vlerësimi i performancës financiare të Kompanisë dhe të gjitha Njësive të Biznesit të saj, krahasimi faktik kundrejt buxhetit dhe raportimi tek menaxhmenti.
- Është personi kontaktues për marrëdhëniet me autoritetet tatimore të komunikimit me ta,
- Ndjekja e legjislacionit të ri tatimor që mund të ndikojë në operacionet dhe informon Financat dhe menaxherët e tjerë, kur është e nevojshme.
- Përgjegjës për përgatitjen e deklaratave financiare të plota dhe të sakta në përputhje me IFRS, kërkesat lokale dhe Politikën e Kontabilitetit në Grup.
- Bashkëpunon me audituesit e brendshëm dhe të jashtëm për të kryer proceset periodike të Auditimit.
- Ndihmon në përgatitjen e projeksioneve financiare dhe përditësimeve të tyre, hartimin e buxheteve dhe ofrimin e mbështetjes dhe ekspertizës në proces për Menaxherin e Financave.
- Zhvillon dhe mban kontrollin e brendshëm, sistemin dhe politikat efektive të kontabilitetit.
- Menaxhimi i procesit të arritjes së dokumenteve sipas kërkesave ligjore dhe procedurave të Kompanisë.
- Mbështetja e marrjes së vendimeve duke vlerësuar ndikimin financiar të skenarëve të ndryshëm të operacioneve.
Kërkesat:
Diploma Universitare – Kontabilitet ose Financë, MBA dhe/ose Akreditim Profesional i Kontabilitetit (p.sh.: ACCA) i vlerësuar
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe të shkruara si në shqip ashtu edhe në anglisht
- Aftësi teknike në kontrollin financiar, kontabilitet, raportim të menaxhimit, menaxhim të performancës
Kualifikime të tjera:
- Minimumi 5 vjet përvojë në kontabilitet
- Njohuri të thella në ligjet dhe rregulloret e Taksave vendore
- Background të fortë të kontabilitetit me mentalitetin e kontabilitetit të akumulimit
- Njohuri të avancuara në mjetet e Microsoft Office
- Njohuri në raportimin financiar të IFRS
- Njohuritë mbi ERP-të e kontabilitetit (ex: Navision, Finance 5, Alpha)
- Shumë i besueshëm, diskret dhe etik
- Aftësi të mira analitike dhe vendimmarrëse
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt «MENAXHER KONTABILITETI»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al