8 Këshilla sesi të menaxhoni punëtorët tuaj që punojnë nga shtëpia

 

  1. Jini të vëmendshëm për shenja shqetësimi tek punonjësit tuaj

Përdorni biseda direkte ashtu edhe vëzhgime indirekte për të parë sfidat dhe shqetësimet e punonjësve. Përdorni çdo mundësi për të treguar tek punonjësit që ju i mbështesni dhe kujdeseni për ta. Për të lehtësuar bisedat e rregullta ndërmjet menaxherëve dhe të punësuarve, siguroni udhëzime për menaxherët si të përqasen më mirë situatave që vinë nga pandemia COVID-19, përfshirë modelet alternative të punës, sigurinë e vëndit të punës dhe perspektivat, ndikimin në staf dhe tensionin në vendin e punës.

  1. Promovimi i dialogut

Dialogu i dyanshëm midis menaxherëve dhe punonjësve mdihmon që komunikimi të jetë më frytdhënës. Mirëkuptimi i punonjësve dhe feedback I tyre për vendimet e organizatave dhe implikimet e tyre gjatë ndryshimit është shumë më i rëndësishëm për suksesin e një iniciative ndryshimi sesa punonjësit që “pëlqejnë” ndryshimin.

  1. Kini besim tek punonjësit tuaj

Gjëja më e mirë që ju mund të bëni si menaxher tani është të hiqni dyshimin dhe mosbesimin tuaj dhe të vendosni besim maksimal tek punonjësit tuaj se ata do të bëjnë gjënë e duhur – të cilën ata do ta bëjnë nëse punëdhënësit ofrojnë një strukturë mbështetëse.

  1. Përforconi vlerat organizative

Edhe para kësaj krize, punëdhënësit po trajtonin gjithnjë e më shumë punonjësit si palët kryesore të interesit. Gjatë kësaj krize, ju mund t’u tregoni punonjësve që planifikoni të kujdeseni për ta për një kohë të gjatë.

Shumë kompani kanë kaluar vitet e kaluara duke ndërtuar një sërë vlerash që përshkruajnë se sa ata kujdesen për punonjësit e tyre, dhe si është e rëndësishme për ta të krijojnë jetë të mëdha dhe përvoja për punonjësit e tyre. Sigurohuni që të forconi këto vlera me punonjësit.

  1. Përdorni objektiva për të qartësuar rolin dhe detyrat

Përkufizimet për rolin mund të fillojnë të ndahen gjatë përçarjes, duke i lënë punonjësit të pasigurt se ku do të përqendrohen. Përqendrohuni në atë që punonjësit duhet të realizojnë. Theksoni objektivat mbi proceset për të krijuar qartësi më të madhe për punonjësit – dhe për të drejtuar në nivele më të mëdha. 

  1. Përqendrohuni në rezultate jo në procese

Në prespektivën e punës nga shtëpia, ku shumë njerëz po bëjnë punë dhe angazhime familjare në shtëpitë e tyre, lidershipi duhet ti mundësojë punonjësve që të kryejnë punën e tyre në mënyra më të lehta dhe më produktive për ta. 

  1. Vlerësoni kontributin dhe inputin e punëtoreve tuaj

Gjatë periudhave të tilla, dëshira e punonjësve për t’iu njohur kontributi tyre rritet me rreth 30%. Njohja e kontributit jo vetëm që motivon marrësin, por shërben si një sinjal i fortë për punonjësit e tjerë të sjelljeve që ata duhet të ndjekin. Njohja nuk ka nevojë të jetë monetare; konsideroni mirënjohjen publike, shenjat e vlerësimit, mundësitë e zhvillimit dhe marrjen me kosto të ulët. 

  1. Inkurajoni inovacionin

Me bizneset që ndodhen në niveleve të larta të pasigurisë, menaxherët dhe punonjësit mund të bëhen më të kujdesshëm ndaj rrezikut, ekziston një hezitim i natyrshëm midis punonjësve për të provuar diçka të re, por në kohëra të tilla inovacioni është më I nevojshëm se kurrë.

share

Me Shume Poste

9 Këshilla gjuhësore që duhet të ndiqni kur shkruani një CV

9 Këshilla gjuhësore që duhet të ndiqni kur shkruani një CV

9 Këshilla gjuhësore që duhet të ndiqni kur shkruani një CV Shmangni fontet jo shpesh të përdorur. Zgjidhni diçka profesionale, të qartë dhe të lehtë për të lexuar të tilla si “Arial” ose “Times New Roman”. Përdorni një madhësi shkronjash midis 10 dhe 12 për të...

Si të shkruajmë një CV profesionale

Si të shkruajmë një CV profesionale

Si të Shkruajmë një CV Profesionale    Sa e gjatë duhet të jetë një CV? Një CV standarde nuk duhet të jetë më shumë se dy faqe formati A4. Për të kursyer hapësirë, përfshini vetëm pikat kryesore të edukimit dhe përvojës suaj. Ngjitni informacionin përkatës...