Staff Leasing
Ky sherbim ka tendencë të përqëndrohet më shumë në dhënien e personelit, duke lejuar organizatat të “marrin me qira” punonjës për një periudhë të caktuar. Këto shërbime konsistojnë në pajtimin dhe vënien në dispozicion nga ana jonë të profesionistëve të kualifikuar sipas nevojave të klientëve.
Ata mund të angazhohen me kontrata afatgjata ose afatshkurtra. Në bazë të kontratës së Asekondimit (personel me qera), detyrat e tyre përcaktohen nga klienti. Ky lloj angazhimi fleksibël ndihmon kompanitë të përmbushin kërkesat në rritje për profesionistë të kualifikuar në administratë dhe sektorë të tjerë të shoqërisë.