• Tirana

Dimension HR

Dimension HR në emër të një kompanie ndërkombëtare që operon në fushën e parfumerisë dhe kozmetikës, po kërkon të rekrutojë profesionistë për pozicionin vacant: PERFAQESUES KOMERCIAL

Përmbledhje e Pozicionit:
PERFAQESUESI KOMERCIAL do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientët në fushën e shitjes te parfumeve dhe kremrave farmaceutike. Eshtë përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të shitjes për të arritur dhe tejkaluar objektivat e caktuara të shitjeve. Ky rol kërkon individë të motivuar, me aftësi të forta në menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe një kuptim të thellë të tregut të produkteve kozmetike dhe parfumeve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Hartimi dhe zbatimi i planeve të shitjes për të rritur bazën e klientëve dhe për të arritur objektivat e shitjeve për produktet kozmetike dhe parfume.
  • Vendosja dhe mirëmbajtja e ekspozitorëve të produkteve në pikat e shitjes.
  • Vizita e rregullt në pikat e shitjes për të siguruar pozicionimin e duhur të produkteve dhe për të promovuar markën tonë.
  • Ndërveprimi me klientët për të kuptuar nevojat e tyre dhe për të ofruar zgjidhje të personalizuara.
  • Inkurajimi i klientëve për të bërë porosi online ose nëpërmjet Qendrës së Kontaktit.
  • Ndjekja e tendencave të tregut dhe raportimi mbi performancën e produkteve dhe konkurrencës.
  • Mbledhja dhe menaxhimi i porosive dhe siguria e përmbushjes së tyre në kohë.
  • Analizimi i të dhënave të shitjeve dhe krijimi i raporteve të rregullta për ecurinë e shitjeve.
  • Identifikimi i mundësive për përmirësim dhe rekomandimi i zgjidhjeve për të rritur performancën e shitjeve.
  • Bashkëpunimi me ekipin e marketingut dhe të produktit për të siguruar që strategjitë e shitjes janë në linjë me objektivat e përgjithshme të kompanisë
  • Trajnimi dhe mbështetja e anëtarëve të tjerë të ekipit të shitjes.

Kërkesat e Profilit:

  • Diplomë e lartë në Menaxhim, Marketing, farmaceutike ose një fushë të ngjashme.
  • Përvojë e mëparshme në shitje, preferohet në industrinë e kozmetikës ose farmaceutikës.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi.
  • Qasje proaktive dhe orientim drejt rezultateve.
  • Disponueshmëri për të udhëtuar dhe për të vizituar pikat e shitjes.
  • Njohuri të mira të tregut të parfumeve dhe produkteve farmaceutike.

Kushtet e Punës:

  • Me kohë të plotë nga e hëna në të premte, orar zyrtar
  • Orar fleksibël, me mundësi të lëvizjes së lirë midis pikave të shitjes.
  • Pagë konkurruese me shpërblime për performancën e lartë.
  • Kompensim për shpenzimet e udhëtimit dhe telefonisë.
  • Njohuri të mira të gjuhës italiane, si me shkrim ashtu edhe me gojë.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të rregullta.
  • Ambient pune mbështetës dhe miqësor.

Perfitimet:

  • Paketë konkurruese kompensimi dhe bonuse në bazë të performancës
  • Trajnime të vazhdueshme dhe mundësi për zhvillim profesional.
  • Ambient pune dinamik dhe mbështetës.Paga bazë me shpërblime bazuar në arritjen e objektivave të shitjes.
  • Kompensim për shpenzimet e transportit dhe mjetet e punës.

Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt «PERFAQESUES KOMERCIAL»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al