Dimension HR
Dimension HR në emër të një kompanie ndërkombëtare që operon në fushën e parfumerisë dhe kozmetikës, po kërkon të rekrutojë profesionistë për pozicionin vacant: PERFAQESUES KOMERCIAL
PERFAQESUESI KOMERCIAL do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientët në fushën e shitjes te parfumeve dhe kremrave farmaceutike. Eshtë përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të shitjes për të arritur dhe tejkaluar objektivat e caktuara të shitjeve. Ky rol kërkon individë të motivuar, me aftësi të forta në menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe një kuptim të thellë të tregut të produkteve kozmetike dhe parfumeve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Hartimi dhe zbatimi i planeve të shitjes për të rritur bazën e klientëve dhe për të arritur objektivat e shitjeve për produktet kozmetike dhe parfume.
- Vendosja dhe mirëmbajtja e ekspozitorëve të produkteve në pikat e shitjes.
- Vizita e rregullt në pikat e shitjes për të siguruar pozicionimin e duhur të produkteve dhe për të promovuar markën tonë.
- Ndërveprimi me klientët për të kuptuar nevojat e tyre dhe për të ofruar zgjidhje të personalizuara.
- Inkurajimi i klientëve për të bërë porosi online ose nëpërmjet Qendrës së Kontaktit.
- Ndjekja e tendencave të tregut dhe raportimi mbi performancën e produkteve dhe konkurrencës.
- Mbledhja dhe menaxhimi i porosive dhe siguria e përmbushjes së tyre në kohë.
- Analizimi i të dhënave të shitjeve dhe krijimi i raporteve të rregullta për ecurinë e shitjeve.
- Identifikimi i mundësive për përmirësim dhe rekomandimi i zgjidhjeve për të rritur performancën e shitjeve.
- Bashkëpunimi me ekipin e marketingut dhe të produktit për të siguruar që strategjitë e shitjes janë në linjë me objektivat e përgjithshme të kompanisë
- Trajnimi dhe mbështetja e anëtarëve të tjerë të ekipit të shitjes.
Kërkesat e Profilit:
- Diplomë e lartë në Menaxhim, Marketing, farmaceutike ose një fushë të ngjashme.
- Përvojë e mëparshme në shitje, preferohet në industrinë e kozmetikës ose farmaceutikës.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi.
- Qasje proaktive dhe orientim drejt rezultateve.
- Disponueshmëri për të udhëtuar dhe për të vizituar pikat e shitjes.
- Njohuri të mira të tregut të parfumeve dhe produkteve farmaceutike.
Kushtet e Punës:
- Me kohë të plotë nga e hëna në të premte, orar zyrtar
- Orar fleksibël, me mundësi të lëvizjes së lirë midis pikave të shitjes.
- Pagë konkurruese me shpërblime për performancën e lartë.
- Kompensim për shpenzimet e udhëtimit dhe telefonisë.
- Njohuri të mira të gjuhës italiane, si me shkrim ashtu edhe me gojë.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të rregullta.
- Ambient pune mbështetës dhe miqësor.
Perfitimet:
- Paketë konkurruese kompensimi dhe bonuse në bazë të performancës
- Trajnime të vazhdueshme dhe mundësi për zhvillim profesional.
- Ambient pune dinamik dhe mbështetës.Paga bazë me shpërblime bazuar në arritjen e objektivave të shitjes.
- Kompensim për shpenzimet e transportit dhe mjetet e punës.
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt «PERFAQESUES KOMERCIAL»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al