• Tirane

Dimension HR

Në emër të një kompanie të madhe me aktivitet shumëvjeçar në Shqipëri, DIMENSION HR po rekruton kandidatë për pozicionin: JURIST/E (Për kompani ndërtimi)
Përshkrimi i Përgjithshëm:
Juristi është përgjegjës për mbulimin e të gjitha aspekteve ligjore të veprimtarisë së kompanisë përveç përfaqësimit në gjykatë. Pozicioni përfshin formulimin e kontratave dhe sigurimin që ato janë në përputhje me ligjet e aplikueshme, si dhe mbajtjen e marrëdhënieve me agjensitë shtetërore për marrjen e licencave dhe lejeve të nevojshme.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Hartimi dhe rishikimi i kontratave që mbulojnë aspekte të ndryshme të veprimtarisë së kompanisë, duke përfshirë kontratat me furnizues dhe nënkontraktorë.
  • Këshillimi i menaxherëve të lartë në çështje ligjore që lidhen me partneritetet dhe marrëveshjet me palë të treta.
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me agjensitë shtetërore për mbikëqyrjen e proceseve të licencimit dhe lejeve.
  • Sigurimi që kompania përputhet me të gjitha kërkesat ligjore për ndërtim, duke përfshirë standardet për licencat dhe rregulloret e sigurisë.
  • Arkivimi dhe ruajtja e dokumentacionit ligjor që ka të bëjë me aktivitetin e kompanisë.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Diplomë universitare në Drejtësi
  • Njohuri të thella mbi legjislacionin shqiptar, me fokus në sektorin e ndërtimit dhe të drejtën kontraktuale.( jo detyrimisht nga ndertimi)
  • Aftësi të shkëlqyera në formulimin e kontratave dhe komunikim të qartë ligjor.
  • Patenta e makinës është e domosdoshme për nevojat e lëvizjeve.

Aftësitë e kërkuara:

  • Aftësi të forta prezantimi dhe artikulimi për të përfaqësuar kompaninë para institucioneve shtetërore dhe partnerëve të rëndësishëm.
  • Fleksibilitet dhe aftësi për të menaxhuar detyra të ndryshme njëkohësisht.
  • Eksperiencë në bashkëpunimin dhe negociatat me palë të treta dhe institucionet shtetërore.

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë [email protected] me subjekt «JURIST/E»
Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al

×

Powered by WhatsApp Chat

×