Dimension HR
Në emër të një kompanie të madhe me aktivitet shumëvjeçar në Shqipëri, DIMENSION HR po rekruton kandidatë për pozicionin: JURIST/E (Për kompani ndërtimi)
Përshkrimi i Përgjithshëm:
Juristi është përgjegjës për mbulimin e të gjitha aspekteve ligjore të veprimtarisë së kompanisë përveç përfaqësimit në gjykatë. Pozicioni përfshin formulimin e kontratave dhe sigurimin që ato janë në përputhje me ligjet e aplikueshme, si dhe mbajtjen e marrëdhënieve me agjensitë shtetërore për marrjen e licencave dhe lejeve të nevojshme.
Juristi është përgjegjës për mbulimin e të gjitha aspekteve ligjore të veprimtarisë së kompanisë përveç përfaqësimit në gjykatë. Pozicioni përfshin formulimin e kontratave dhe sigurimin që ato janë në përputhje me ligjet e aplikueshme, si dhe mbajtjen e marrëdhënieve me agjensitë shtetërore për marrjen e licencave dhe lejeve të nevojshme.
Përgjegjësitë kryesore:
- Hartimi dhe rishikimi i kontratave që mbulojnë aspekte të ndryshme të veprimtarisë së kompanisë, duke përfshirë kontratat me furnizues dhe nënkontraktorë.
- Këshillimi i menaxherëve të lartë në çështje ligjore që lidhen me partneritetet dhe marrëveshjet me palë të treta.
- Menaxhimi i marrëdhënieve me agjensitë shtetërore për mbikëqyrjen e proceseve të licencimit dhe lejeve.
- Sigurimi që kompania përputhet me të gjitha kërkesat ligjore për ndërtim, duke përfshirë standardet për licencat dhe rregulloret e sigurisë.
- Arkivimi dhe ruajtja e dokumentacionit ligjor që ka të bëjë me aktivitetin e kompanisë.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Diplomë universitare në Drejtësi
- Njohuri të thella mbi legjislacionin shqiptar, me fokus në sektorin e ndërtimit dhe të drejtën kontraktuale.( jo detyrimisht nga ndertimi)
- Aftësi të shkëlqyera në formulimin e kontratave dhe komunikim të qartë ligjor.
- Patenta e makinës është e domosdoshme për nevojat e lëvizjeve.
Aftësitë e kërkuara:
- Aftësi të forta prezantimi dhe artikulimi për të përfaqësuar kompaninë para institucioneve shtetërore dhe partnerëve të rëndësishëm.
- Fleksibilitet dhe aftësi për të menaxhuar detyra të ndryshme njëkohësisht.
- Eksperiencë në bashkëpunimin dhe negociatat me palë të treta dhe institucionet shtetërore.
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë [email protected] me subjekt «JURIST/E»
Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al