• Palase

Dimension HR

Dimension HR po kërkon të rekrutojë profesionistë për pozicionin vakant Inxhinier Civil për një kompanitë të mëdha e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industrial.

Përmbledhja e Pozicionit:

Inxhinieri Civil zbaton direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, legjislacionit të aplikueshëm në fuqi, kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Kontrollin e përputhshmërisë së projekteve dhe detajeve (Identifikimin e mospërputhjeve mes projekteve arkitektonike – konstruktive – KUZ – KUB, infrastrukturës inxhinierike nëntokësore), përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim, si edhe detajimin konstruktiv e arkitektonik të elementeve të ndryshëm
  • Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
  • Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, si procesverbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli, etj;
  • Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, sigurohet që të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhimit QA/QC dhe HSE, si dhe të rregullave në fuqi;
  • Të kontrollojë firmat nënkontraktore dhe të marrë masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier;
  • Ndjekjen e cilësisë së lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm;
  • Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier;
  • Sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë së kompanisë;
  • Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e inspektimeve të rregullta;
  • Përgatitjen e snag listave ose të punimeve me mangësi apo të papërfunduara si pjesë e procesit të kolaudimit;
  • Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipërmarrjes;
  • Zbatimin me rigorozitet të rregullave teknike dhe kodit të veshjes;
  • Përgatitjen e dosjeve të cilësisë për materialet specifike të importit që nuk kanë mundësi të analizohen në laboratorët tanë;
  • Organizimin dhe koordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektricist, topograf) për punime në kantier;
  • Udhëheqjen e punimeve, planifikimin e fronteve të punës për procese dhe kontraktorë të ndryshëm, koordinimin e programit të punës midis kontraktorëve aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara;
  • Evidentimin e nevojave për materiale dhe mire administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore;
  • Përgatitjen e raporteve ditore e javore për problematika dhe ecurinë përkatëse;
  • Kontrollin periodik të kostove, në përputhje me preventivin;
  • Identifikimin, planifikimin dhe llogaritjen e volumeve për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.

Eksperiencë: Të ketë jo më pak se 5 vjet eksperiencë pune në Punime Civile (konstruksion & rifinitura).

Aftësitë:

  • Aftesi per te lexuar, kuptuar projektet MEP dhe bashkerenduar punimet me keto disiplina.
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontratat, procedurat dhe manualet teknike;
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
  • Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim të shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh, etj.;
  • Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT, REVIT etj.);

Ofrohet:

  • Akomodimi në hotel
  • Ushqimi i mbuluar me 3 vakte
  • Transporti

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt «Inxhinier Civil»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al