Hyrje
Ekipi i menaxhimit të një kompanie ndikon në shumë drejtime të aktivitetit të saj duke filluar nga produktiviteti dhe ruajtja e punonjësve të përfitimi i biznesit dhe objektivat afatgjata. Në këtë kontekst,trajnimi mbi zhvillimin e aftësive menaxhuese i supervizorëve/ menaxherëve i sjell përfitim kompanisë në shumë mënyra, duke përfshirë:
Rritja e produktivitetit: supervizorët/menaxherët që komunikojnë siç duhet me ekipin e tyre priren të kenë punonjës që janë më produktivë dhe të motivuar për të bërë më të mirën e tyre.
Rritja e besimit të supervizorit/menaxherit: Kjo ndihmon në rritjen e besimit të tyre dhe siguron që ata të kenë mjetet për të pasur sukses në pozicionin e tyre të ri. Një supervisor/menaxher i mirë kupton se si t’i bëjë punonjësit të ndihen të vlerësuar dhe se ata po kontribuojnë në suksesin e organizatës. Kjo mund të frymëzojë besnikërinë dhe dëshirën për të vazhduar punën për një kompani që vlerëson punën e tyre.
Lehtësimi i tranzicionit: Për shumë supervizorë, një nga pjesët më të vështira të marrjes së detyrës së tyre të re është kalimi nga të qenit një nga pjestarët e grupit në të qenit udhëheqës i grupit, nga të qenit shok në një shef.
Të mësuarit dhe përmirësimi: Delegimi, motivimi, trajnimi dhe shumë përgjegjësi të tjera të reja që vijnë nga detyra mund të mësohen dhe përmirësohen.
Pritshmëritë në përfundim te trajnimit
Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
- Prioritizojnë me besim detyrat dhe kohën në baza individuale dhe ekipore
- Identifikojnë dhe zbatojnë një stil lidershipi të përshtatshëm për organizatën dhe ekipin e tyre, për të komunikuar në mënyrë efektive dhe për të nxjerrë në pah më të mirën në stafin e tyre
- Angazhojnë anëtarët e ekipit dhe ndërtojnë një mjedis produktiv në vendin e punës
- Merren me sfidat që dalin në menaxhimin e një ekipi, duke përfshirë: motivimin e anëtarëve të ekipit, trajtimin e anëtarëve të vështirë të ekipit, zgjidhjen e konflikteve dhe mundësimin e ndryshimit
- Të udhëheqë një ekip teksa kapërcen në mënyrë krijuese barrierat për arritjen e qëllimeve të ekipit
- Të ndihmojë në rekrutimin, përzgjedhjen dhe futjen e anëtarëve të ekipit dhe menaxhimin e performancës së tyre.
Përmbledhje e temave
Moduli 1: MENAXHIMI DHE MENAXHERET
- Përkufizimi i Organizatës
- Çfarë nënkuptohet me termin menaxhim dhe menaxher.
- Cilësitë dhe matja e performancës se Menaxheriale
- Teknikat e menaxhimit
- Dallimi midis efikasitetit dhe efektivitetit
- Evolucioni i teorisë së menaxhimit
Moduli 2: AFTESITË E DHE ROLET NË MENAXHIM
- Klasifikoni tre nivelet e menaxherëve.
- Identifikoni aftësitë Menaxheriale
- Rolet Menaxheriale
- Identifikoni përgjegjësinë kryesore të secilit grup
- Marrja e vendimeve Menaxheriale
Moduli 3: FUNKSIONET THEMELORE TË MENAXHIMIT
- Planifikimi, rëndësia dhe domosdoshmëria
- Procesi I planifikimit
- Planet dhe llojet e tyre
- Organizimi dhe procesi I tij
- Drejtimi dhe elementet përbërës
- Kontrolli dhe procesi I tij
Moduli 4: MENAXHERI EFIKAS
- Elementet për të qenë një menaxher efikas
- Menaxher për herë të parë
- Përmbyllje
Të dhëna rreth trajnimit
- Kohëzgjatja e trajnimit: 2 ditë
- Numri i pjesëmarrësve: Deri në 10 persona grupi
- Vendi i zhvillimit të trajnimit: Salla “Dimension” | Rruga Moskat (pranë LSI – ish Blloku) | Tiranë