Hyrje

Në dinamikat qe ecen bota e biznesit sot, shumë menaxherë dhe mbikëqyrës duhet të merren më shumë çështje të burimeve njerëzore. Ky trajnim 2-ditor do t’i njohë menaxherët me konceptet e menaxhimit të burimeve njerëzore, do të prezantohen funksionet e burimeve njerëzore, rëndësia e tyre, procesi i punësimit; do të diskutohet orientimi dhe mbulimi i disa çështjeve që lindin pas punësimit.

Pritshmëritë në përfundim të trajnimit

Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do të mësojnë mbi:

  • Rëndësinë e rolit te Burimeve Njerëzore si një nga funksionet kryesore në organizatë dhe shoqëri biznesi;
  • Objektivat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe historiku i lindjes së tyre në botë;
  • Funksionet e plota të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore;
  • Njohja e procesit të rekrutimit dhe teknikat e një interviste të suksesshme;
  • On boarding për punonjësin e ri; Start up -PLan
  • Cfarë është Menaxhimi i Performancës dhe sfidat e saj;
  • Ndërtimi i një kulture organizative të qëndrueshme dhe me performancë të lartë;

Përmbledhja e Temave

Moduli 1.  Historiku i zhvillimit të BNJ 
  • Një vështrim në historinë e lindjes së BNJ
  • Rëndësia e Burimeve Njerezore
  • Çfarë do të thotë termi Human Resource Management?
  • Objektivat specifikë të departamentit të BNJ

 Diskutim i hapur për rolin e BNj:

  • Çfarë problemesh identifikojmë në menaxhimin e ekipit?
  • Çfarë presin nga ekipi?
  • Çfarë mund të përmirësojnë?
Moduli 2.  Employee life cycle              
  • Funksionet e plota të BNj
  • Çfarë është rekrutimi, rëndësia
  • Hapat e procesit të rekrutimit
  • Modeli SHARE i intervistës                                                                  
Moduli 3.  Orientimi dhe zhvillimi
  • On -Boarding Process
  • Startup Plan
  • Objektivat 3-mujore, vleresimi i tyre.
Moduli 4.  Menaxhimi i performancës dhe lidhja me kulturën e punës
  • Fazat e menaxhimit të performancës
  • Cilat jane sfidat?
  • Çfarë është kultura e punës?
  • Si ndikon ajo në performancë?
  • Framework i kulturës së punës që prodhon performancë të lartë (7 hapa)
  • Pse ndodh performanca e ulët në organizatë
  • Objektivat sipas modelit SMART

Të dhëna rreth trajnimit

  • Kohëzgjatja e trajnimit: 2 ditë
  • Numri i pjesëmarrësve: Deri në 10 persona grupi
  • Vendi i zhvillimit të trajnimit: Salla “Dimension” | Rruga Moskat (pranë LSI – ish Blloku) | Tiranë
Ndaje me miqtë

Program Trajnimi: Menaxhimi i Burimeve Njerëzore