PËRSHKRIMI I MODULIT

“Që të jesh i suksesshëm duhet të kesh aftësinë të qëndrosh në këmbët e tua, qoftë tek për tek, qoftë para grupit dhe të bësh një prezantim që është bindës dhe i besueshëm”-Midge Costanza

E folura në publik përfshin çdo lloj komunikimi që ndodh para një grupi njerëzish ose një audience më të gjerë. Një komunikim i tillë mund të jetë një aftësi që shfaqet si çdo talent tjetër, por mbi të gjitha (dhe të gjithë shembujt e folësve më të mëdhenj të njerëzimit e vërtetojnë këtë) ai është rezultat i një stërvitjeje të vazhdueshme. Që të jetë efikas, duhen njohur mirë elementët që përfshihen gjatë një ndërveprimi të tillë si psh: analiza e audiencës, puna kërkimore paraprake, zgjedhja e temës, hartimi i fjalimit në mënyrë të strukturuar, mposhtja e etheve të skenës dhe arti i të bindurit. Të folurit në publik mund të shkaktojë ndryshime dhe kjo është ajo që shumë nga ne dëshirojnë të bëjnë në jetë: të bëjnë ndryshime, ta ndryshojnë botën në mënyra të vogla. Të folurit në publik të ofron një mundësi për të bërë ndryshim në dicka për të cilën ke interes të vecantë.

Programi do të analizojë të gjithë faktorët që ndikojnë në përgatitjen dhe mbajtjen e një fjalimi të mirë para publikut si edhe do të argumentojë shkaqet se përse e folura në publik vazhdon, edhe sot e kësaj dite, të mbetet një formë e rëndësishme e komunikimit, pavarësisht formave të reja të mundësuara nga zhvillimet teknologjike.

Pritshmëritë në përfundim te trajnimit

Pjesëmarrësit do të:

  • Kenë njohuri mbi karakterin praktik të të folurit në publik
  • Aftësohen për të qënë një folës dhe dëgjues etik i mesazheve
  • Njohin elementet qendrore për një mesazh logjik dhe të mirë organizuar
  • Njohin elementet që ndihmojnë në një prezantim sa më efikas të llojeve të ndryshme të ligjëratave
  • Pregatiten si të formulojnë deklarata me një qëllim të caktuar, t’i analizojnë dhe t’u përshtaten audiencave
  • Pregatiten si të organizojnë idetë dhe formulojnë ekstrakte, si të gjejnë fakte dhe arsyetime
  • Si ta përdorin gjuhën me efikasitet
  • Të bëhen folës të aftë dhe të ndërgjegjeshëm

Permbledhja e temave

Moduli 1: Të folurit dhe të dëgjuarit
  • Të folurit në publik
  • Etika dhe të folurit në publik
  • Dëgjimi

Shtojcë: Të mbash fjalimin tënd të parë (prezantim ose vetëprezantim)

Moduli 2: Përgatitja e fjalimit: Nisja e punës
  • Zgjedhja e një teme dhe e një qëllimi
  • Analiza e audiencës
  • Mbledhja e materialeve
  • Mbështetja e ideve të tua
Moduli 3: Përgatitja e fjalimit: Organizimi dhe skicimi
  • Organizimi i pjesës kryesore të fjalimit
  • Fillimi dhe fundi i fjalimit
  • Skicimi i fjalimit
Moduli 4: Prezantimi i fjalimit
  • Përdorimi i gjuhës
  • Mbajtja e fjalimit
  • Përdorimi i mjeteve ndihmëse pamore
Moduli 5: Llojet e të folurit në publik
  • Të flasësh për të informuar
  • Të flasësh për të bindur
  • Metoda e bindjes
  • Fjalimet për raste të vecanta
  • Fjalimet në grupe të vogla

Shtojcë: Fjalime për analizë dhe diskutim

Të dhëna rreth trajnimit

  • Kohëzgjatja e trajnimit: 1 ditë
  • Numri i pjesëmarrësve: Deri në 10 persona grupi
  • Vendi i zhvillimit të trajnimit: Salla “Dimension” | Rruga Moskat (pranë LSI – ish Blloku) | Tiranë
Ndaje me miqtë

KOMUNIKIMI VERBAL: E FOLURA NË PUBLIK