31Kor

Përmbushja e nevojave, dëshirave dhe pritjeve të punonjësve nuk ka të bëjë me një gjë të vetme që një kompani thotë ose bën – dhe kurrë nuk ka qenë.
Ka të bëjë me mënyrën se si kompania angazhohet dhe fuqizon individët të bëjnë dhe të jenë më të mirët e tyre. Sipas Google dhe studimeve të ndryshme në fushën e Burimeve Njerëzore, këto janë tendencat kryesore e 2021 të Burimeve Njerëzore:

  • Puna në distancë: Përgatituni të jeni fleksibël me ndryshimet e reja, pasi kërkohen aftësi shumë të mira menaxhuese të kohës dhe proceseve.
  • Përvojat e përmirësuara të punonjësve: Mbajtja e talentit kërkon trajnime dhe përmirësime të vazhdueshme.
  • Diversiteti, përfshirja, barazia: Bëhuni gati të përparoni- gjeneratat e reja nuk do të pranojnë një status quo ku barazia nuk është themeli.
  • Teknologjia: Mësimi nga pajisjet e teknologjisë dhe inteligjenca artificale mund të drejtojnë punonjësit përgjatë karrierës, ndërsa mjetet moderne të BNJ motivojnë punonjësit dhe janë miqësorë për përdoruesit.
  • Mirëqenia: Mirëqenia mendore dhe emocionale do të bëhet thelbësore në përvojën e punonjësve.
  • Përpjekjet e drejtuara nga qëllimi: Punonjësit duan punë që janë shpërblyese personalisht. Ata presin që vendet e tyre të punës të përcaktojnë qëllimin e tyre.
  • Të dhënat si drejtues: Pavarësisht nëse flasim për rezultatet e anketave të punonjësve apo alokimet e buxhetit, të dhënat duhet të jenë një burim i besueshëm kur bëhet fjalë për vendimmarrjen.

Atëherë, ku duhet të përqendrohen drejtuesit e Burimeve Njerëzore në 2021 pasi ato drejtojnë organizatat përtej çdo barriere ekzistuese?

• Edukimi i të punësuarëve të rinj, për të përshpejtuar produktivitetin e tyre
• Sigurimi i qasjes së punonjësve në mësimin dhe zhvillimin përkatës për të nxitur rritjen e tyre
• Mundësimi i trainimit të menaxherit domethënës për të rritur performancën
• Rritja e motivimit duke i njohur punonjësit
• Mbajtja në kontakt për të parë sesi ndihen punonjësit.

Disa mënyra për të treguar vlerësimin:

• Bëni të thjeshtë për njerëzit ndërveprimin dhe krijoni lehtësi në procesin e punës duke marrë parasysh situatën e tyre.
• Vlerësoni gjendjen emocionale të punonjësve për të kuptuar vështirësitë që hasin.
• Sillni në dritë informacionin dhe mundësitë që janë specifike për ta, në mënyrë që punonjësit të lulëzojnë mes pasigurisë. Nevojat e punonjësve nuk kanë ndryshuar, thjesht kanë evoluar.

Tags:
×

Powered by WhatsApp Chat

×