• Palase

Dimension HR

DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Për një resort të suksesshëm në Palase, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

KORDINATOR RESORTI

 

 

DETYRAT E POZICIONIT

– Ndihmon Administratorin e Resortit në menaxhimin e pajisjeve dhe shërbimeve në resort, duke monitoruar dhe siguruar mbarëvajtjen e çdo procesi qe lidhet me shërbimet dhe mjetet e resortit.

– Njeh dhe kërkon përpikëri në zbatimin e rregullores nga ana e banorëve.

– Ndihmon në menaxhimin eficient të buxhetit të kompleksit/rezidencës dhe mbledhjen e detyrimeve të banorëve.

– Në bashkëpunim me Administratorin e Resortit , kujdeset që të ketë gjithmonë standardet më të larta në të gjitha aspektet brenda kompleksit/rezidencës e sigurisë në jetë, ruajtja e konfidencialitetit të familjeve dhe mbrojtja e privatësisë.

– Ndihmon Administratorin në kontrollin e cilësisë së shërbimeve që ofrohen në resort.

– Suporton në mbajtjen e informacionit të printuar dhe verbal për çdo orar shërbimi, aktiviteti në kompleks/rezidencë.

– Ndihmon Administratorin e Resortit në menaxhimin e marrëdhënies me banorët sidomos për punimet shtesë dhe zbatimin e tyre sipas rregullores.

– Suporton Administratorin në shpërndarje të njoftimeve mbi aktivitetin e kompanisë së administrimit.

– Realizon kontrolle të përditshme në ambientet e kompleksit/rezidencës dhe plotëson ‘check-listat’ përkatëse.

 

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë (avantazh fakulteti i Inxhinierisë ose Arkitekturës).

Eksperienca: Preferohet të paktën 3 vjet eksperiencë pune në të njëjtën fushë.

Aftësi:
– Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh.

– Përdorimi i paketës 2D dhe 3D, AutoCad, me përparësi do të ishin edhe programet e avancuara si Revit etj.

– Fleksibël në orare.

 

 

Shenim:

*Vendndodhja e punës: Palasë. Transporti nga Vlora i siguruar nga kompania

* Për kandidatët që nuk janë nga qyteti i Vlorës sigurohet akomodim dhe ushqim

 


Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë [email protected] me subjektin “Koordinator Resorti”

Bazuar në aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM !

 


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi

 

Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al

×

Powered by WhatsApp Chat

×