• Palase

Dimension HR

Dimension për një kompani lider në industrinë e ndërtimit po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

DREJTUES KANTIERI

 

DETYRAT E POZICIONIT

  • Përgatit dhe menaxhon buxhetin e projektit;
  • Menaxhon devijimet në projekt;
  • Përgatit dhe menaxhon grafikun e punimeve dhe ndjekjen e ecurisë së tij;
  • Ndjek realizimin e punimeve në përputhje me standardet e kompanisë dhe KTZ;
  • Kontrollon dhe miraton situacionin përmbledhës mujor;
  • Menaxhon strukturën tekniko-administrative të projektit;
  • Përpilon pjesën teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standardet e ndërtimit, specifikimet, planet e projektit;
  • Përcakton shtojcat e kontratatave (Urdhër Ndryshimet) dhe sigurimin e bashkëngjitjes së tyre me kontratën;
  • Monitoron në mënyrë të vazhdueshme kontratat, si dhe aprovon penalitetet;
  • Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
  • Garanton zbatimin e procedurave tekniko-administrative të shoqërisë;
  • Siguron dokumentimin në të gjitha fazat e projektit, si dhe përgatit plane afatshkurtra në varësi të progresit të projektit;
  • Siguron që cilësia e punimeve është sipas standardeve të duhura duke mbikëqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve;
  • Siguron që të gjitha kërkesat dhe/ose objektivat e projektit janë të dokumentuara siç duhet;
  • Siguron që dokumentacioni i projektit të jetë i plotë dhe aktual;
  • Siguron asistencë administrative dhe inxhinierike tek sipërmarrësit e ndërtimeve, tek kontraktuesit, për të zgjidhur paqartësitë dhe problemet dhe siguron përfundimin me sukses të projektit;
  • Përgatit raporte periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
  • Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte;
  • Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave;
  • Në bashkëpunim me Burimet Njerëzore, përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi direkte të tij dhe miraton vlerësimin e performancës për nivelin e dytë dhe të tretë të organizimit të departamentit;
  • Propozon ngritje në detyrë dhe promovime të personelit që ka rritje profesionale në punë duke e shoqëruar edhe me vlerësimet përkatëse;
  • Ndjekja e periudhës së garancisë së defekteve kundrejt investitorit;

 

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diploma Universitare (Niveli Master) në Inxhinieri Ndërtimi.
Eksperienca: Preferohet eksperiencë pune jo më pak se 10 vjet;
Aftësi:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (e shkruar dhe e folur);
– Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese dhe komunikuese;
– Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontratat, procedurat dhe manualet teknike;
– Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
– Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, për të përgatitur raporte;
– Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
– Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT etj.)

 

 

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt « Drejtues Kantieri »
Bazuar ne aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!

 

 

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al

×

Powered by WhatsApp Chat

×