• Tirana

Dimension HR

Dimension HR po kërkon të rekrutojë DREJTOR SHITJESH për një kompanitë më të mëdha që operojnë në fushën e distribucionit (produkte ushqimore).

Përmbledhja e Pozicionit:

Drejtori Shitjes udhëheq dhe koordinon aktivitetet e shitjes sipas nevojave të kompanisë. Merr informacion mbi kërkesat e tregut dhe bën raportimin e tyre tek adminstratori. Përcakton klientët potencial dhe harton strategji për gjetjen e tyre.


DETYRAT E POZICIONIT

  • Studion në mënyrë të vazhdueshëm tregun ku operon;
  • Vendos objektivat e shitjeve nga muaj në muaj ose viti në vit;
  • Përgatit programe marketingu për rritjen e imazhit të produkteve;
  • Përgatit strategji për menaxhimin e aseteve të kompanisë dhe më gjerë;
  • Përgatit politikën e çmimeve në përputhje me zhvillimin e tregut dhe kërkesave të kompanisë;
  • Ndjek ecurinë e strategjive të hartuara dhe ndjek nivelin e shitjes së produkteve;
  • Siguron rritje të vazhdueshme të përfitimit dhe shitjeve, nëpërmjet zbatimit të një plani efektiv afat shkurtër dhe afat gjatë;
  • Rishikon procedurat e shitjeve në përputhje me kërkesat dhe dinamikat që kërkon tregu;
  • Bën një analizë të përgjithshme lidhur me karakteristikat e klientëve potencial;
  • Përgatit strategji, plane veprimi për të gjetur klientë të rinj;
  • Përpilon ofertat sipas produkteve dhe kërkesave të klienteve;
  • Lidh kontrata me klientët dhe vendos mbi limitet e tyre;
  • Vendos dhe mban lidhje të ngushta me klientët e rëndësishëm;
  • Adreson në kohë kërkesa dhe probleme të ndryshme që mund të dalin nga marrëdhëniet me klientët dhe ndjek zgjidhjen e tyre;
  • Akrediton fondet e klientëve brenda datës 10 të çdo muaji;
  • Ndan detyrat dhe përgjegjësitë për agjentët e shitjes dhe kontrollon zbatimin e detyrave.


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik;
Eksperienca: Të ketë minimumi eksperiencë 5-vjeçare në fushën e shitjeve;

Aftësitë:

  • Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira analitike dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese;
  • Të ketë aftësi të mira organizuese.

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt «DREJTOR SHITJESH»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al

×

Powered by WhatsApp Chat

×