
DREJTOR SHITJESH
DREJTOR SHITJESH
APLIKO taNIDIMENSIONështë një kompani këshilluese, trajnuese dhe implementuese në fushën e Menaxhimit strategjik të Burimeve Njerëzore me përvojë disa vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.
Për një kompani të madhe në Shqipëri, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:
DREJTOR SHITJESH
DETYRAT & PËRGJEGJËSITË
- Kontrollin e punimeve në përputhje me kontratat e sipërmarrjes, projektin, preventivin,
specifikimet teknike Harton dhe zbaton strategjinë e përgjithshme të shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e kompanisë duke e detajuar në plane veprimi mujore. - Rekomandon dhe administron zhvillimin e politikave dhe procedurave për të rritur efiçiencën e shitjeve.
- Analizon dhe vlereson efektivitetin e shitjeve, produkteve, metodave, kostove dhe rezultateve.
- Përgatit planet e veprimit dhe skeduleve për identifikimin e klienteve të rinj si edhe planifikon mënyrën e përqasjes së kontakteve të reja.
- Mobilizon dhe motivon e Ekipin e Shitjeve për arritjen e objektivave të departamentit.
- Realizon propozime në zhvillimin e të gjitha produkteve të reja.
- Bashkëpunon me të gjithë departamentet e kompanisë për të siguruar mbarëvajtjen e operacioneve të departamentit që drejton.
- Informon klientët në lidhje me cilësinë e ndërtimit, çmimet, hipotekimin, financimin që ofron kompania.
- Ndjek marrëveshjet e kleringut, për t’i finalizuar në afatet e kërkuara.
- Kontrollon kërkesat e klientëve tek departamentet përkatëse para finalizimit të kontratës.
- Kryen studim tregu në lidhje me çmimet e tregut nëpër zona të ndryshme të Shqipërisë.
- Përgatit plane veprimi dhe skedule për të identifikuar targete specifike/klient të rinj dhe planifikon mënyrën e përqasjes së kontakteve të reja. Paraprakisht analizon potencialin e tyre blerës.
- Mban marrëdheniet me përfaqësuesit e agjencive Real Estate.
- Negocion me klientin për termat dhe kushtet, mbyll kontratën dhe informon atë për të drejtat edhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës.
- Kryen përzgjedhjen e pronave nga kompanitë e tjera të ndërtimit kur ka marrëdhënie kleringu.
- Kontrollon draft kontratën e porosisë/sipërmarrjes dhe të shitjes për çdo projekt, në bashkëpunim me departamentet Juridik, Teknik, Financiar.
- Realizon objektivat e zhvillimit të biznesit për projektet që mbulon dukekontribuar në informacionet dhe rekomandimet në planet strategjike të kompanisë. Negocion me pronaret e tokave për finalizimin e kontratave të shkëmbimit, ndjek vazhdimisht projektet zhvillimore, si edhe ndarjen e pjesëve takuese për pronaret e tokave pas finalizimit të projekteve zhvillimore.
- Identifikon mundësitë e zhvillimit të biznesit, duke përcaktuar kërkesat e klientëve, levizjet e tregut, lëvizjet e konkurentëve, parashikimin e levizjeve konsumatore, specifikimet e produktit.
- Rekomandon politikat e çmimit dhe ofertat e ndryshme për produktet e projekteve në ngarkim.
- Krijon oferta të personalizuara me klientet duke përshtatur nevojat e klienteve me llojin e produktit që kompania ofron.
- Negocion dhe finalizon me klientin specifikimet e produktit, kushtet e transaksionit si dhe format e ndryshme të financimit.
- Sygjeron dhe ofron rekomandime për planet e promovimit të kompanisë dhe produkteve të projekteve kundrejt audiencës së interesuar.dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë së shëndetit e jetës në punë.
- Kontrollin e përputhshmërisë së projekteve dhe detajeve (Identifikimin e mospërputhjeve mes projekteve arkitektonik – konstruktiv – KUZ – KUB, infrastrukturë inxhinierike nëntokësore), përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim, përfshirë detajimin konstruktiv dhe arkitektonik të elementëve të ndryshëm.
- Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit.
- Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko ligjor në objekt, si proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.
- Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe rregullave në fuqi;
- Kontrollin e firmave nënkontraktore duke marrë masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier.
- Ndjekjen e cilësisë së lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm.
- Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier.
- Sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politiken e menaxhimit të cilësisë të kompanisë.
- Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta.
- Përgatitjen e listave ose të punimeve me mangësi ose të papërfunduara si pjesë e procesit të kolaudimit.
- Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipërmarrjes.
- Zbatimin me rigorozitet të rregullave teknike dhe kodit të veshjes.
- Përgatitjen e dosjeve të cilësisë për materialet specifike të importit që nuk ka mundësi të analizohen në laboratorë tanë.
- Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjatë zbatimit të punimeve.
- Organizimin dhe Koordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektricist, topograf) për punime në kantier.
- Udhëheqjen e punimeve, planifikimin e fronteve të punës për procese dhe kontraktorë të ndryshëm, koordinimin e programit të punës midis kontraktorëve, aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara.
- Evidentimin e nevojave për materiale dhe mirë administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore në bashkëpunim me Drejtuesin e departamentit te Transportit.
- Përgatitjen e raporteve ditore, javore me problematikat dhe ecurinë përkatëse.
- Kontrollin periodik të kostove, në përputhje me preventivin.
- Identifikimin, planifikimin dhe llogaritjen e volumeve, për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv
KËRKESAT
- Eksperienca: Preferohet mbi 5 vjet eksperience pune në sektorin e shitjeve dhe atë imobiliar. Të avantazhuar kandidatët me experience në drejtimin e ekipeve të shitjeve si Menaxher/Drejtor.
- Aftësi:
– Të zotërojë shumë mire gjuhën Angleze dhe Italiane.
– Të ketë aftesi të mira manaxheriale si dhe vendimarrëse.
– Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje.
Si të aplikoni?
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të mirëpritur të dërgojnë aplikacionin e tyre (CV) në adresën e postës elektronike:rekrutime@dimensionhr.al
Ju lutemi specifikoni në rreshtin e temës së postës elektronike vendin e lirë për të cilin po aplikoni
Ju lutemi specifikoni në rreshtin e temës së postës elektronike vendin e lirë për të cilin po aplikoni
Ju Mirepresim
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”