1. Pse është i rëndësishëm trajnimi “Planifikimi Strategjik”
Planifikimi strategjik është një dokument i shkurtër që ka natyrë vizionare, konceptuale dhe drejtuese që përshkruan qëllimin e kompanisë, udhëzimet dhe strategjitë për arritjen e qëllimit, bazuar në mjedisin në të cilin kompania po operon. Hartimi i dokumentit te planit strategjik mundëson që ai të kuptohet më mirë nga partnerët dhe nga stafi. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse staf i ri punësohet ne kompani. Arsyeja e planifikimit strategjik është të ndihmojë kompaninë në krijimin e përparësive dhe për të shërbyer më mirë nevojat e palëve të interesuara.
2. Objektivat e Trajnimit
Tu japë pjesëmarrësve njohuri të mjaftueshme në njohjen, kuptimin dhe përcaktimin e strategjive të planifikimit strategjik si dhe aftësi praktike për inicimin, planifikimin, hartimin, ekzekutimin, ndjekjen, kontrollin, vlerësimin e nje plani strategjik.
3. Përmbledhje e Temave
Moduli 1: Strategjia dhe Rëndësia e saj
- Krahasimi i strategjisë me taktikat
- Tre elementet për një strategji te suksesshme
- Rëndësia e strategjisë
Moduli 2: Përqasje në Menaxhimin e Projekteve
- Tre nivelet e strategjive
- Llojet e strategjive
- Strategjia e nivelit kompani
– Strategjia Wheelan dhe Hunger
– Diversifikimi
- Strategjia e nivelit biznes
– Strategjia e përgjithshme e Porterit
– Strategjia e Pozicionimit
– Treacy & Wiersema Strategy
Moduli 3: Fazat e Përgatitjes dhe Menaxhimit të Projektit
- Cfarë është planifikimi strategjik
- Përfitimet e planifikimit strategjik
- Fazat e procesit të planifikimit strategjik
- Hartimi i vizionit, misionit, vlerave dhe kompetencave
- Ndërtimi i planit strategjik të veprimit
- Menaxhimi i strategjisë dhe performancës
- Ekzekutimi i strategjise dhe menaxhimi i saj
Rreth trajnimit:
- Kohëzgjatja e trajnimit: 2 ditë. Gjithsej 16 orë trajnim.
- Datat: 27 dhe 28 Mars
- Vendi i zhvillimit të trajnimit: Salla “Dimension”/ në zyrën qendrore të Dimension HR (pranë LSI, ish-Bllok).
- Në fund të trajnimit cdo pjesëmarrës pajiset me certifikatë, materialet e trajnimit, student handbook. Të përfshira gjithashtu dreka dhe coffee break.
- Ky trajnim mbahet nga Dimension HR. Trajnere: Idriz Konjari
- Njihuni më shumë me Dimension HR: www.dimensionhr.al
- Çmimi i trajnimit: 150 Euro
-
Për regjistrime kontaktoni konsulentët e Dimension në një nga format e mëposhtme:
️ 0692046320
️ [email protected] | [email protected]
️ Inbox/DM në rrjetet tona sociale