18Maj

1. Pse është i rëndësishëm trajnimi “Full Range Leadership Model”

Dimension HR në bashkëpunim me Mercurius Consulting organizon trajnimin për Lidership:”Full Range Leadership Model” i cili do të mbahet nga Arben Schön Doroci me përvojë shumëvjeçare në këtë drejtim. Full Range Leadership Model (FRLM) është një nga modelet e lidershipitqë ka marrë mbështetje të madhe shkencore dhe që shpesh përbën pikënisjen teorike të studimeve shkencore në fushën e lidershipit.
Full Range Leadership Model e trajton lidershipin si një proces të ndikimit social përmes të cilitnjë lider, me mënyrën se si vepron dhe sillet ndikon në motivimin, performancën dhe mirëqeniene një apo disa punonjësve. Ndikimi i eprorit te punonjësit/vartësit e tij mund të bëhet si në kahjepozitive, ashtu edhe në kahje negative, dhe kjo varet kryesisht nga sjelljet e eprorit. FRLM përfshin një spektër të gjerë sjelljesh të lidershipit, të cilat dallojnë njëra nga tjetra në dydimensione qëndrore. Njëri dimension na qartëson se sjelljet e ndryshme të lidershipit kërkojnëaktivitet dhe angazhim të ndryshëm të liderit/eprorit, ndërsa tjetri dimension na qartëson se sjelljete lidershipit dallojnë njëra nga tjetra për nga efekti që kanë në motivimin, performancën dhemirëqenien e punonjësve që i nënshtrohen lidershipit të eprorit të tyre.
Një nga pikënisjet e FLRM është se liderët që dëshirojnë të ushtrojnë ndikim sa më pozitiv tepunonjësit/vartësit e tyre duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha dhe të jenë më aktiv në ushtrimin elidershipit. Ato sjellje lidershipi që kërkojnë aktivitet më të madh nga ana e liderit/eprorit janëpikërisht ato, të cilat kanë ndikimin dhe efektin më të madh.

 

2. Objektivat e trajnimit
Prej trajnimit për modelin e lidershipit Full Range Leadership Model do të përfitojnë të gjithëpjesëmarrësit që kanë pozitë udhëheqëse, si dhe ata të cilët aspirojnë të marrin pozita udhëheqëse.
Njohuritë që do të merren do të ndihmojnë pjesëmarrësin për vetë-dijesimin se kur dhe cilin stilështë duke aplikuar aktualisht, si dhe në përzgjedhjen dhe aplikimin e stilit më të volitshëm në kohën e duhur.

 

3. Qëllimi
Ky trajnim synon t’i pajisë pjesëmarrësit me njohuri mbi një spektër të gjerë sjelljesh të lidershipittë mirë si dhe të atij destruktiv në mënyrë që të kenë mundësi që ti aplikojnë ato në praktikë dhe tëkontribuojnë në zhbllokimin e potencialit të punonjësve në organizatat ku veprojnë.

 

4. Përmbledhje e Temave
Moduli 1: Hyrje

  • Prezantim dhe Check-in
  • Diskutim rreth dy pyetjeve mbi lidershipin
  • Rolet tona në teatrin e jetës

 

Moduli 2: Full Range Lidership Model

  • Hyrje në Full Range Leadership Model
  • Stilet e ndryshme të lidershipit

 

Moduli 3: Lidershipi i keq

  • Lidershipi “Let go”
  • Lidershipi falso
  • Lidershipi despotik
  • Lidershipi eksploatues
  • Lidershipi që ta zë frymën
  • Lidershipi që shpenzon resurse
  • Lidershipi i pavetëdijshëm jokompetent
  • Lidershipi i paqartë/pa strukturuar

 

Moduli 4: Lidershipi i mirë

  • Lidershipi transakcional
  • Lidershipi i bazuar në devijime
  • Lidershipi kushtëzues-forcues
  • Lidershipi transformues

 

5. Të dhëna rreth trajnimit

Kohëzgjatja e trajnimit: 5 orë
Orari i trajnimit: 09:00-15:00 (1 orë pauzë)
Numri i pjesëmarrësve: Deri në 15 persona grupi
Vendi i zhvillimit të trajnimit: Salla “Dimension” | Rr. Moskat (pranë LSI – ish Blloku) | Tiranë

 

Të përfshira në paketën e trajnimit:

  • Certifikata e trajnimit
  • Dosja e Studentit
  • Coffee break

 

6. Çmimi i trajnimit: 110 €

7. Regjistrime: +355 6920 46320 | [email protected]

 

×

Powered by WhatsApp Chat

×