Kohëzgjatja: 6 orë

Pjesëmarrësit në trajnim: Përfaqësues të çdo kompanie që ofron shërbim ndaj klientit.

Numri i pjesëmarrësve: Në varësi të kërkesave të klientit

Trajnimi “Teknikat e Shërbimit të Ekselencës” është dizenjuar që punonjësit të fitojnë më shumë aftësi në realizimin e procesit të shitjes së shërbimit. Me anë të këtij trajnimi personeli i shitjes fiton aftësi në: krijimin e “marrëdhënive afatgjata” me klientët, identifikimin dhe zbulimin e nevojave të klientëve, shërbimin ndaj klientit, arritjen e objektivave etj.

Objektivat e Trajnimit

  • Të jenë pika më e besueshme e kontaktit për klientët dhe alternativa më e mirë si ambasadorë dhe përfaqësues të brandit
  • Të bëjnë një hyrje të sukseshme/ proaktivitet/ mikpritje
  • Të kenë etikë profesionale në komunikim
  • Të njihen me mënyrat më efikase për identifikimin e nevojave të klientit
  • Të prezantojnë shërbimet e kompanisë në mënyrë mbresëlënëse
  • Të krijojnë një ambient të përshtatshëm për mbylljen e një marrëveshje, etj

Përmbledhja e Temave

  • Moduli #1: Mikëpritja
  • Moduli #2: Etika dhe profesionalizmi
  • Moduli #3: Zgjidhja e situatave te tensionit
  • Moduli #4: Gjuha e trupit
  • Moduli #5: Teknikat e Shërbimit
  • Moduli #6: Zhvillimi i besimit

Teknikat e Shërbimit të Ekselencës

×

Powered by WhatsApp Chat

×