Çfarë është rekrutimi?
Rekrutimi kërkon një angazhim të dedikuar për të realizuar aksiomën e mësipërme dhe shpesh herë kompanitë nuk e kanë ekspertizën dhe kohën e mjaftueshme për këtë proces. Për të shmangur gabimet në rekrutim është e nevojshme që këtë proces kompanitë t’ia adresojnë shoqërive të rekrutimit.
Një rekrutim i gabuar sjell kosto për kompaninë që është minimalisht paga bruto e një punonjësi x 2, pa llogaritur fitimin e munguar etj.
Si realizohet një proces rekrutimi pranë Dimension HR?
Njohja me kompaninë dhe analiza e nevojave
Kërkimi dhe takimi me kandidatët
Vlerësim dhe përzgjedhje
Rekrutimi final
Finalizimi i procesit
Përgjegjësia për ndjekjen e mëtejshme
Përparësitë e një angazhimi të tillë janë:
Të pasurit e një sistemi të plotë rrit besimin dhe vlerën e kompanisë në raport me punonjësit dhe me tregun.
Profesionistët sot gjithmonë e më shumë kerkojnë të punojnë në kompani të strukturuara, që kanë skema të qarta të punës, zhvillimit, kompesimeve gjatë ciklit të jetëgjatësisë së punonjësit në kompani. Rrjedhimisht, punonjësit profesionistë shtojnë vlerë si dhe sigurojnë rritjen e përfitueshmërisë së kompanisë që është dhe një nga qëllimet kryesore të saj.