Cfarë nënkupton Menaxhimi i shërbimeve të Burimeve Njerëzore nëpërmjet outsourcing?
(BUSINESS PROCESS OUTSOURCING)
Transferimi i funksioneve të burimeve njerëzore në një kompani të specializuar për cështjet e burimeve njerëzore është një iniciativë e rëndësishme strategjike e kompanive.
Ky proces i ndihmon ata të përqëndrohen në çështjet kryesore të biznesit, të rrisin efikasitetin e burimeve, të ofrojnë përparësi mbi strategjitë e burimeve njerëzore dhe të përmirësojnë shërbimet për punonjësit e tyre.
Cilat jane arsyet që e bëjnë të domosdoshme transferimin e këtyre sherbimeve?
Qarkullimi i madh i punonjësve është një kosto e lartë për bizneset.
Fuqia e kulturës unike te punës në kompani është shumë e rëndësishme për të mbajtur dhe motivuar punonjësit ekzistues si dhe për të tërhequr talente potenciale nga tregu i punës.
Nevoja për perdorimin e sistemeve të automatizuara për menaxhimin e BNJ po bëhet një praktikë e nevojshme në biznese, për administrimin sa me produktiv të BNJ.
Në përputhje me nevojat e klienteve, Dimension mund te ofrojë shërbim me outsourcing për proceset e mëposhtme:
Përparësitë e angazhimit të transferimit të shërbimit prane Dimension:
Dimension mbulon fushën e plotë të transferimit të procesit të burimeve njerëzore. Ne jemi këtu për të ndihmuar. Shërbimet tona janë fleksibël dhe adoptohen në përputhje me nevojat e biznesit. Dinamika e punës tonë synon t’i pergjigjet nevojave dhe dinamikës se biznesit tuaj. Puna dhe shërbimet tona kanë në qëndër klientin.