Çfarë është Menaxhimi Strategjik i Burimeve Njerëzore?
Menaxhimi Strategjik i Burimeve Njerëzore është pjesë e Planit Strategjik të kompanisë. Ky plan konsiston ne mënyrën se si një kompani zhvendoset nga pika “Ku ne jemi” në pikën “Ku duhet të shkojë”.
“Ku ne jemi” përfshin analizen e brëndshme, në veçanti një analizë të tregut, të industrisë, të konkurrentëve, të burimeve, të fuqive dhe dobësive, të teknologjisë, të faktorëve ekonomikë, të demografisë, të influencave ndërkombëtare dhe një numër i madh faktorësh te tjerë.
Për të përcaktuar “ku duhet te shkojmë” dhe “kur ne duhet te jemi atje” është akoma më e vështirë sepse kerkon te përcaktojmë dhe parashikojmë ndryshimet në të gjithë këta faktorët e përmendur më sipër.
Menaxhimi Strategjik i BNJ përfshin planifikimin e burimeve njerëzore në plane afat shkurtra, afat mesme dhe afata gjata në përputhje me planet strategjike të kompanisë.
Çfarë përfshin Sistemi i Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore?
Për të garantuar realizimin e planit strategjik është shumë e rëndësishme, të pasurit e një Sistemi të plotë të MBNJ duke përfshirë:
Si mund ta përmirësojmë “Menaxhimin Strategjik të BNJ” nëse elementët e sipërpërmendur nuk janë tërësisht të konsoliduar?
Në shoqëri të cilat pjesërisht mund të kenë elementët e mësipërm dhe dëshirojnë të përmirësojnë produktivitetin në punë të punonjësve dhe të kenë një sistem të konsoliduar të BNJ, konsulenca shtrihet edhe në pikat e mëposhtme:
Cilat janë përfitimet që vijnë nga një Sistem i konsoliduar i Menaxhimit Burimeve Njerëzore?
Të pasurit e një sistemi të plotë rrit besimin dhe vlerën e kompanisë në raport me punonjësit dhe me tregun.
Profesionistët sot gjithmonë e më shumë kerkojnë të punojnë në kompani të strukturuara, që kanë skema të qarta të punës, zhvillimit, kompesimeve gjatë ciklit të jetëgjatësisë së punonjësit në kompani. Rrjedhimisht, punonjësit profesionistë shtojnë vlerë si dhe sigurojnë rritjen e përfitueshmërisë së kompanisë që është dhe një nga qëllimet kryesore të saj.