Çfarë do te thotë të gjesh ekzekutivë?
Eshtë procesi i gjetjes së individëve potencial për role të vecanta ose drejtuese për një kompani edhe nëse individi nuk është duke kërkuar për një punë të re.
Mund të ndodhë shpesh që kompanitë e kanë pozicionin konfidencial dhe ju drejtohen shoqërive të rekrutimit për kërkim më të thelluar në treg.
Mund të përdoren disa burime për gjetjen e tyre:
Si mund të kryhet?
Pasi këta individë identifikohen, krijohet një rrugë komunikimi e kujdeshme dhe profesionale për ti përfshirë në procesin e rekrutimit. Nga situata në të cilat evolon tregu ka raste që individët kanë interes të përfshihen dhe ka raste jo.
Kur individët duan të përfshihen, konsulentët tanë tregojnë kujdes në lidhje me dhënien e informacionit të nevojshëm për pozicionin, për kompaninë, dëgjohen eksperiencat e kandidatit, pritshmeritë e tij, diskutohen detaje të pozicionit, pritshmërite e kompanisë për profilin e pozicionit etj. Më pas bëhet një analizë e detajuar dhe vlerësim se cilët kandidatë do t’i paraqiten kompanisë.
Konfidencialiteti i përfshirjes së kandidatëve shoqëron procesin dhe është një element i rëndësishëm i ruajtjes së një marrëdhënie sa më korrekte me ta.
Qëllimi jonë në këtë proces është jo vetem gjetja e kandidatit potencial për kompaninë por edhe një qasje sa më profesionale për të dy palët, duke ndërtuar një marrëdhënie me integritet si me kandidatin ashtu dhe me klientin. Shpesh herë perfshirja jonë shkon deri ne procesin e negocimit me kandidatin duke ruajtur një balancë të kërkesave të kompanisë por edhe të pritshmërive të kandidatit.