
Dimension HR
Dimension për një kompani të madhe në fushën e shitjeve po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:
SPECIALIST EKSPANSIONI
DETYRAT E POZICIONIT
- Zhvillon dhe ekzekuton strategji/plane për zgjerimin e dyqaneve në përputhje me përparësitë e biznesit.
- Përcakton vendndodhjet e mundshme per hapjen e dyqaneve;
- Parashikon trendet e tregut, konsumatorëve dhe kanaleve, çështjeve/mundësive dhe veprimtarisë së konkurrentëve.
- Eksploron vendet më të mira për hapjen e dyqaneve, përfshirë analizën e tregut, studimin e fizibilitetit, vizitat në vendodhje dhe prezantimin e vendodhjes.
- Punon ngushtë me ekipe të ndryshme dhe drejton planin e punës për të arritur numrin e synuar të hapjeve të dyqaneve.
- Eshte pika kryesore e kontaktit për negociatat dhe diskutimet e qirasë dhe qiramarrjes me aktorët përkatës të brendshëm dhe të jashtëm.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diploma Universitare niveli Bachelor.
Eksperienca: Minimumi 2 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme, preferohet ne Real-Estate.
Aftësi:
- Njohuri të mira të tregut te pasurive te paluajtshme.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office
- Aftësi shume të mira komunikimi dhe ndërpersonale;
- Sistematik/e dhe i/e organizuar.
- I/e orientuar drejt rezultateve
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt « Specialist Ekspansioni »
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al