
Dimension HR
Dimension HR ne emer te nje prej klienteve me te medhenj ne fushen audio-vizive, po kërkon të rekrutojë PERGJEGJES/E MAGAZINE
DETYRAT E POZICIONIT
- Mbikëqyr aktivitetet e përditshme të magazinës.
- Organizon punën e punonjësve të magazinës për të përmbushur objektivat.
- Rregjistron hyrje /daljet ne system.
- Kontrollon stokun e materialeve të konsumit dhe siguron gjendjen minimale të tyre.
- Mbikëqyr hyrje-daljet e produktit në magazinë.
- Eshtë përgjegjës/e për aktivitetin e magazinës, duke përfshirë stokun, koridnimin, mirëmbajtjen, rregullimin e ambientit dhe cdo lloj aktiviteti tjetër në magazinë.
- Ka përgjegjësi për te gjithe produket që ka në magazine.
- Koordinon me departamentet e tjera dhe studiot për hyrje-daljet paisjeve dhe materialeve të konsumit.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë Universitare në Logjistikë, Ekonomi ose Manaxhim Biznesi.
Eksperienca: Minimum 3 vjet experiencë në magazine/inventare.
Aftësitë:
- Aftësi shumë të mira komunikuese,
- Aftësi të mira organizative,
- Aftësi për të menaxhuar kohën,
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt « PERGJEGJES/E MAGAZINE »
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al