Pse është i rëndësishëm trajnimi i menaxherit/supervizorit?
Ekipi i menaxhimit të një kompanie ndikon në shumë drejtime të aktivitetit të saj duke filluar nga produktiviteti dhe ruajtja e punonjësve te përfitimi i biznesit dhe objektivat afatgjata. Në këtë kontekst, trajnimi i vazhdueshëm i supervizorëve/ menaxherëve i sjell përfitim kompanisë në shumë mënyra, duke përfshirë rritjen e produktivitetit, rritjen e besimit të supervizorit/ menaxherit, lehtësimin nga tranzicioni etj.
Pritshmëritë në përfundim të trajnimit
Në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje:
- Të kuptojnë karakteristikat e menaxhimit efektiv;
- Të zhvillojnë teknika efektive të menaxhimit;
- Të zotërojnë zgjidhjen e problemeve dhe vendimarrjen;
- Të rritin aftësitë e komunikimit;
- Të kuptojnë faktorët kyç të suksesit dhe të kenë sukses në menaxhimin e ndryshimit;
- Të menaxhojnë kohën dhe prioritizojnë detyrat;
- Të delegojnë përgjegjësitë tek personi i duhur;
- Të njohin dallimet ndërmjet Autoritetit Menaxhues kundrejt përgjegjësisë.
Përmbledhje e Temave që do të trajtohen
- Menaxhimi dhe Menaxherët
- Aftësitë dhe Rolet në menaxhim
- Funksionet themelore të menaxhimit
- Meaxheri Efikas
Të dhëna rreth trajnimit
- Kohëzgjatja e trajnimit: 2 ditë
- Numri i pjesëmarrësve: Deri në 10 persona grupi
- Orari i trajnimit: 09:00 – 16:00
- Vendi i zhvillimit të trajnimit: Salla “Dimension” | Rruga Moskat (pranë LSI – ish Blloku) | Tiranë