Pse është i rëndësishëm trajnimi “Menaxhimi i Burimeve Njerëzore”
Në kohën e sotme, ku çdo gjë ecën me një ritëm të shpejtë, shumë menaxherë dhe mbikëqyrës duhet të merren më shumë çështje të burimeve njerëzore. Ky trajnim 2-ditor do t’i njohë menaxherët me konceptet e menaxhimit të burimeve njerëzore, do të prezantohen funksionet e burimeve njerëzore, rëndësia e tyre, procesi i punësimit; do të diskutohet orientimi dhe mbulimi i disa çështjeve që lindin pas punësimit.
Pritshmëritë në përfundim të trajnimit
Në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të mësojnë mbi:
- Rëndësinë e rolit të Burimeve Njerëzore si një nga funksionet kryesore në organizatë dhe në shoqëri biznesi;
- Objektivat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe historiku i lindjes së tyre në botë;
- Funksionet e plota të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore;
- Njohjen e procesit të rekrutimit dhe teknikat e një interviste të suksesshme;
- On boarding për punonjësin e ri; Start up -Plan
- Çfarë është Menaxhimi i Performancës dhe sfidat e saj;
- Ndërtimi i një kulture organizative të qëndrueshme dhe me performancë të lartë;
Përmbledhje e Temave që do të trajtohen
- Një vështrim në historinë e lindjes së Burimeve Njerëzore
- Employee life cycle
- Orientimi dhe zhvillimi
- Menaxhimi i performancës dhe lidhja me kulturën e punës
Të dhëna rreth trajnimit
- Kohëzgjatja e trajnimit: 2 ditë
- Numri i pjesëmarrësve: Deri në 10 persona grupi
- Orari i trajnimit: 09:00 – 16:00
- Vendi i zhvillimit të trajnimit: Salla “Dimension” | Rruga Moskat (pranë LSI – ish Blloku) | Tiranë