Pse është i rëndësishëm trajnimi “Full Range Leadership Model”

Full Range Leadership Model e trajton lidershipin si një proces të ndikimit social përmes të cilit një lider, me mënyrën se si vepron dhe sillet ndikon në motivimin, performancën dhe mirëqeniene një apo disa punonjësve. Një nga pikënisjet e FLRM është se liderët që dëshirojnë të ushtrojnë ndikim sa më pozitiv tek punonjësit/ vartësit e tyre duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha dhe të jenë më aktiv në ushtrimin e lidershipit.

Pritshmëritë në përfundim të trajnimit

Prej trajnimit do të përfitojnë të gjithë pjesëmarrësit që kanë pozitë udhëheqëse, si dhe ata të cilët aspirojnë të marrin pozita udhëheqëse.

Njohuritë që do të merren do të ndihmojnë pjesëmarrësin për vetëdijesimin se kur dhe cilin stil është duke aplikuar aktualisht, si dhe në përzgjedhjen dhe aplikimin e stilit më të volitshëm në kohën e duhur.

Përmbledhje e Temave që do të trajtohen

  • Hyrje në Lidership
  • Full Range Lidership Model
  • Lidershipi i keq
  • Lidershipi i mirë

Të dhëna rreth trajnimit

  • Kohëzgjatja e trajnimit: 1 ditë
  • Numri i pjesëmarrësve: Deri në 10 persona grupi
  • Orari i trajnimit: 09:00 – 15:00
  • Vendi i zhvillimit të trajnimit: Salla “Dimension” | Rruga Moskat (pranë LSI – ish Blloku) | Tiranë
Ndaje me miqtë

Program Trajnimi: Full Range Leadership Model

×

Powered by WhatsApp Chat

×