Kohëzgjatja: 1 Ditë

Pjesëmarrësit në trajnim: Punonjës të të gjitha departamenteve, dhe niveleve të menaxhimit, të administratës të cilët dëshirojnë që të përmirësojnë aftësitë e tyre në menaxhimin e kohës, proceseve, stresin etj me qëllim rritjen e performancës në punë dhe marrjen e rezultateve të larta.

Numri i pjesëmarrësve: Në varësi të kërkesave të klientit.

Duke përdorur vetë-zbulimin, aktivitetet praktike dhe konceptet inovative, gjatë këtij programi trajnimi, pjesëmarrësit do të mësojnë se si të kontrollojnë  më  mirë  kohën e tyre. Nga vendosja e qëllimeve të lidhura me punën, për të mësuar se si të kontrollojmë me efikasitet dhe efektivitet kohën dhe burimet e tyre.

Programi gjithashtu thekson rëndësinë e planifikimit dhe prioritizimit, trajtimin dhe kontrollin e ndërprerjeve, vendosjen e kufijve dhe menaxhimin e stresit.

Objektivat e Trajnimit

Deri në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Njohin pikat e forta dhe dobësitë personale në mënyrën se si e menaxhojnë kohën e tyre
  • Organizojnë më mirë veten dhe hapësirën e tyre të punës për një efikasitet më të mirë
  • Marrin nën kontroll kohën e tyre dhe përmirësojnë zakonet e tyre të punës
  • Vendosin qëllimet dhe mësojnë hapat dhe metodat e planifikimit të duhur
  • Identifikimi i “hajdutëve” të kohës, vlerësimi i prioriteteve dhe trajtimi i stresit të lidhur me kohën
  • Mësojnë dhe praktikojnë hapat e duhur të delegimit

Përmbledhja e Temave

  • Moduli 1: Menaxhimi i vetes
  • Moduli 2: Menaxhimi i mjedisit tuaj të punës
  • Moduli 3: Menaxhimi i marrëdhënieve tuaja

Menaxhimi i Kohës

×

Powered by WhatsApp Chat

×