Kohëzgjatja: 2 Ditë
Pjesëmarrësit në trajnim: Punonjës të të gjitha departamenteve sidomos ato departamente që kanë të bëjnë me menaxhimin e projekteve që kërkojnë një planifikim dhe organizim shumë të mirë të hapave të projektit, organizim të detyrave sipas sektorëve, ndarjen e roleve dhe pergjegjësive për të arritur qëllimin final në realizimin e projektit në kohë, cilësi dhe afate.
Numri i pjesëmarrësve: Punonjës të të gjitha departamenteve, dhe niveleve të menaxhimit, të administratës të cilët dëshirojnë që të përmirësojnë aftësitë e tyre në menaxhimin e projekteve, proceseve etj me qëllim rritjen e performancës në punë dhe marrjen e rezultateve të larta.
Menaxhimi i projektit është një proces dinamik planifikimi, organizimi, motivimi në përdorimin e kontrolluar e të strukturuar të burimeve të vëna në dispozicion për arritjen e qëllimeve specifike në aspekte të ndryshme të jetës ose biznesit.
Sfida kryesore e menaxhimit të projektit është arritja e të gjitha qëllimeve dhe objektivave të projektit, brenda afateve të buxhetit të përcaktuar dhe me cilësinë e kërkuar. Në këtë kuadër, kërkohet që të optimizohet alokimi i inputeve të nevojshme dhe t’i integrohen ato për të përmbushur objektivat e paracaktuara.
Objektivat e Trajnimit
Deri në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të: