
Dimension HR
Dimension për një argjendari të njohur në Tiranë, po kërkon të rekrutoj kandidate për pozicionin vakant: MENAXHERE DYQANI
DETYRAT E POZICIONIT:
- Menaxhimi dhe motivimi i stafit si dhe ndjekja me rigorozitet e disiplinës në punë;
- Vendosja dhe mirëmbajtja e standardeve të larta për paraqitjen e dyqaneve dhe tregtimin vizual në përputhje me standardet e argjendarisë;
- Menaxhon dhe kontrollon nivelin e stokut, gjithashtu mban dhe përgjegjësi për inventarin;
- Zgjerimi i klientelës, nëpërmjet sjelljes së risive.
- Raportimi mbi ecurinë e punës.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë mbaruar arsimin e lartë.
Eksperiencë: Minimalisht 1 vit pune në menaxhim shitjesh ose dyqani.
Aftësitë:
- Të ketë aftësi shumë të mira organizative, drejtuese dhe komunikuese.
- Të kontriboj në arritjen e objektivave të dyqanit.
- Të jetë e aftë për tu përballur me situata të ndryshme të momentit.
- Tu siguroj klienteve shërbim efikas në çdo kohë;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër përbën avantazh)
- Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike.
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt “MENAXHERE DYQANI”
Bazuar ne aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi
Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al