Dimension HR
Për një kompani që tregton materiale ndertimi te brandeve nderkombetare, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:
MENAXHER SHITJESH
DETYRAT E POZICIONIT
- Të realizojë objektivin mujor individual të shitjeve duke arritur në mënyrë të vazhdueshme objektivat ditorë/ javorë.
- Te komunikojë dhe shërbejë klientëve sipas standarteve të kompanisë;
- Ndjekja dhe zbatimi i udhëzimeve të shitjes
- Njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve
- Organizimi dhe propozimi i porosive të produkteve
- Realizimi i inventarëve për sektorin dhe raportimi i rezultateve;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë e Shkollës së Larte. Preferohet profili Inxhinieri Materiale, Ndertimi ose Ekonomik.
Eksperienca: Preferohet përvojë pune me shitjet me shumice.
Aftësi:
– I aftë për të punuar në grup;
– Energjik dhe të pëlqejë punën me marrëdhënie me klientin;
– Aftesi shume te mira komunikimi
– Njohje shume e mire e gjuhes angleze. Njohja e gjuhes greke do te ishte avantazh.
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt « Menaxher Shitjesh »
Bazuar ne aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi
Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al