• Tirane

Dimension HR

Për një kompani ndërtimi të madhe në vend, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

MENAXHER PROKURIMESH

 

DETYRAT E POZICIONIT

– Studim dhe identifikim i nevojave për prokurim.

– Identifikon furnitorët dhe materialet sipas kërkesave të projektit;

– Bashkëpunon me furnitorët për specifikat e materialeve të ndërtimit;

– Analizon detajet dhe specifikat e ofertave të furnitorëve;

– Negocion me furnitorët për cmimet, materialet deri në mbylljen e kontratës finale etj

– Monitorimi i nivelit të stokut dhe mbikëqyrja e sasisë së nevojshme për planin e ardhshëm mujor.

 

 

 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë universitare – preferohet profili Financë/Ekonomik/Juridik

Eksperienca: Preferohet  të paktën 2 vite eksperiencë pune në të njëjtin profil ose në departament finance

Aftësi:

– Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese dhe komunikuese;

– Aftësi për të analizuar korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet;

– Aftësi për të menaxhuar kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;

– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër do të përbënte avantazh);

 

 

 

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt « Menaxher Prokurimesh »

Bazuar ne aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIRËPRESIM!

 


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi

 

Që të aplikoni për këtë punë dërgoni hollësitë tuaja te rekrutime@dimensionhr.al

×

Powered by WhatsApp Chat

×